Opinion 28 Qershor 2024, 10:30 Nga VNA

Parimi i shkencës dhe koshiencës/ A e kemi zbatuar këtë parim?

Ndaje në Whatsapp
Parimi i shkencës dhe koshiencës/ A e kemi zbatuar këtë

Mendoj që çdokush që ka zgjedhur të shërbejë në fushën e shëndetësisë duhet të bazohet në 3 principe kryesore. Të ketë mjaftueshëm njohuri mjekësore. Të dijë të verë në praktikë dijet. Të jetë i vetëdijshëm që çdo gjë që bën është në të mirën e pacientit, që në të gjitha rastet është i brishtë fizikisht dhe psikologjikisht dhe ndihet i vetmuar në një spital i rrethuar nga mjekë dhe infermierë të panjohur për të. Vetëm kur arrijmë të jemi profesionalisht korrektë, të përgatitur dhe në sinkron me të sëmurin i’a dalim të japim ndihmën që kërkohet nga pacienti.

Ne jetojmë në kohët e një krize të madhe të shëndetësisë që varet edhe nga shoqëria ku jetojmë, por jo vetëm. Ne jetojmë në një moment të një krize të thellë të etikës njerëzore. Për mendimin tim, kësaj krize nuk i ka shpëtuar as mjekësia. Dhe si rrjedhojë dhe mjekët. Që normalisht janë ata që duhet të kurojnë trupi dhe shpirtin e pacientit, por që në fakt sillen si tregtarë të halleve te pacientëve. Kjo është një krize e madhe sociale dhe karikatura e etikës dhe e deontologjisë. Fakt është që e gjithë marrëdhënia mes mjekut dhe pacientit ndikohet edhe nga organizimi dhe politikat e qeverisë për shëndetësinë, nga strukturat ekonomike dhe farmaceutike. Por mbetem e bindur që çdokush nga ne duhet të bëjë pjesën që i takon. A shkakton mosfunksionimi i sistemit shëndetësor një mosfunksionim dhe një rrënim të mënyrës se si ne mjekët konsiderojmë pacientët? A reflektohet kjo krizë e shoqërisë edhe në politikë, në arsim dhe kudo tjetër? Personalisht besoj që po. Por ne mjekët kemi bërë një betim të veçantë kur kemi nisur punën tonë. Betimin e Hipokratit: "primum non nuocere". Parë thjesht, ky betim duket i formuluar gabim, sepse thjesht të thotë : “mos dëmto”. Por po ta shohësh më kujdes betimi të thotë: bëj më të mirën për pacientin. Në praktikën time të përditshme ndodhem para përgjegjëisë për të marrë vendime dhe jo gjithmonë arrij të bëj mrekullinë që ata do dëshironin, apo unë vetë. Por shkenca, etika dhe deontologjia më shtyjnë të bëj më të mirën e mundshme. Pak më lart nuk e listova ligjin, sepse ndodh që shpesh herë ligji nuk është më e mira e mundshme për individin në situata të caktuara dhe ta respektosh atë në mjekësi jo domosdoshmërisht është e mira etike. Vetëm kur jemi të aftë të arrijmë të sillemi me pacientin jo më si një objekt, por si një qënie njerëzore, ja kemi dalë të bëjmë më të mirën në punën tonë. Pas 29 vitesh si drejtuese e repartit të sëmundjeve të brendshme në Spitalin e San Marinos i’a lejoj vetes, që me eksperiencën dhe rrugëtimin e gjatë në mjekësi të them, se çdo mjek duhet të ketë përgatitjen e duhur dhe të vihet në kushtet e duhura për të treguar profesionalizmin. Por meqë jemi ne ata që merremi me jetën e njeriut, duhet t’i bëjmë mirë llogaritë, që të merresh me jetën e njerëzve është biznesi i vetëm ku bilanci duhet të dalë negativ. Duhet të japim më shumë se sa marrim. E konsideroj absurde që njerëzit duhen ushqyer me shembuj negativë që të reagojnë për padrejtësitë. Linçimi nuk është mënyra për të gjetur drejtësinë. Ne mjekët duhet të ndjekim parimin e shkencës dhe koshiencës. Dhe para se ekspertët të flasin dhe gjykojnë duhet ta drejtojnë këtë pyetje nga vetja: a e kemi zbatuar këtë parim? Doktore Silvana Shametaj Ruli Mjeke kirurge. Aktualisht drejtuese që prej 9 vitesh në Departamentin e Geriatrisë Pneumologjike. Reponsabile për 20 vjet në Departamentin e sëmundjeve të brendshme në Spitalin e San Marinos. Gjatë kësaj kohë, 11 vite përgjegjëse e shërbimit të nefrologjisë dhe hemodializës në Spitalin e San Marinos.

Video

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme