Opinion 31 July 2024, 12:31 Nga VNA

Zjarri që nuk përvëlon qeverinë

Ndaje në Whatsapp
Zjarri që nuk përvëlon qeverinë

Prej disa ditësh dhjetëra vatra zjarri kanë shpërthyer kudo në pyje, kodra e deri tek vendgrumbullimet e mbetjeve anembanë Shqipërisë. Fatmirësisht deri tani, pa humbje jetësh njerëzore, por duke djegur investimin e dhjetëra bizneseve turistike, e banesave të qytetarëve të thjeshtë. Pamjet apokaliptike që po vijne prej dy ditësh nga zjarri i rënë në Lezhë janë e ardhmja e frikshme e turizmit që na pret. Dhjetëra qytetarë që bëjnë plazh vetëm pak metra nga Rana e Hedhun mes flakëve, deputetë e qeveritarë nga zyrat ne Tiranë bëjnë sehir, gazetarë që përpiqen të lajmërojnë për rrezikun dhe analistë që postojnë video nga plazhet ku ulen helikopterë.

Aty, në përballje me flaket, në përpjekje për të shpëtuar investimin e jetës së tyre janë pronarët, banorë të zonës dhe zjarrëfiksit.

Të trija këto kategori u braktisën nga Shteti, Qeveria dhe Bashkia në ditët më të vështira.

I pari kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili ndodhej në Stamboll, në një aktivitet, arsyeja e së cilës nuk shpjegohet zyrtarisht.

Në fakt ndodhi e kundërta, në ditën e fatkeqësisë guxuan të shkojnë edhe më tej, u tallen deri në cinizëm Publikimi në fjalë. I dyti në radhë është postimi i Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ankohet se po i prishet imazhi Shqipërisë, teksa publikon një video të pushuesve duke kërcyer në Lezhë. Paturpësisht i njejti status shpërndahet nga disa qeveritarë deri tek kryebashkiaku, i cili me pas njofton se do rikthehet në Lezhë, pasi gjeti biletë dhe jo se mendon emergjente situatën. A thua është hall i qytetarëve bileta e Pjerin Ndreut.

Ndërsa situata vijon të jetë problematike në Lezhë por deri më tani asnjë mbledhje emergjencave civile, asnjë plan masash. Thjesht ndryshime në qeveri në pikun e sezonit turistik, duke ja lënë Lezhën dhe turizmin e atjeshëm në dorë papërgjegjshmërisë që nis nga kryeministri e deri tek të zgjedhurit lokalë me mungesë totale serioziteti.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme