Opinion 18 Korrik 2024, 09:56 Nga VNA

Shefja e Onkologjikut lavde për koncesionin e Sterilizimit/ Silvana Çeliku pjesë e demagogjisë qeveritare, opozita e shurdhët

Ndaje në Whatsapp
Shefja e Onkologjikut lavde për koncesionin e Sterilizimit/ Silvana

Deklarata e djeshme e shefes së Spitalit Onkologjik është dëshmi e qartë e degradimit jo vetëm të sistemit shëndetësor në Shqipëri, por edhe për zhveshjen nga normat më njerëzore të mjekëve.

Të atyre që jo vetëm paguhen për të qenë të tillë, por mbi të gjitha duhet të reflektojnë humanizëm dhe dhembshuri për pacientët e tyre. Edhe më e shëmtuar bëhet e gjithë skena kur mendon se deklaratat e Silvana Çelikut janë bërë në komisionin parlamentar të Shëndetësisë. Atje ku çirren e bërtasin për tu dukur si parimorë e ku një deklaratë në kufijtë e çnjerëzores kalon pa shumë vëmendje. Një dreq e di se çfarë i pengonte së paku deputetët e opozitës ti kërkonin zonjës Çeliku të kërkonte ndjesë për deklaratën e saj. Se sa për deputetët e mazhorancës nuk ka shumë surpriza. Ata janë mësuar të dëgjojnë dhe duartrokadin gënjeshtra edhe kur bëhet fjalë për gjëra kaq të prekshme si shëndeti. E për fat të keq, nuk u mungojnë aleatët për të gënjyer për llogari të tyre. Sepse shefja e Spitalit Onkologjik nuk e ka për herë të parë mbështetjen pa kushte për qeverinë e Edi Ramës. Një vit më parë kur koncensioni i Sterilizimit nisi të hetohet nga SPAK për abuzime me të doktoreshë Silvana doli në media duke i thurur lavde këtij koncencioni si gjëja më e bukur që i ka ndodhur mjekësisë shqiptare. “Ndaj dua ta them sot me ze të larte e te fortë e me gjithë zemër, bazuar edhe në ndershmërinë që më karakterizon e që e kam të trashëguar nga prinderit e mi se sterilizimi është gjëja më e bukur qe i ka ndodhur mjekësisë dhe është kënaqësi e sodisfaksion për të gjithë ne kirurgët të operojme në këto kushte fantastike si në të gjithë boten", shkruante Silvana Çeliku. Një vit më pas për këtë koncension SPAK lëshoi masa sigurie për 8 persona, mes tyre edhe ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi tenderin 100 mln euro. Sterilizimi, një koncencion abuziv u kritikua vetëm nga pak mjekë dhe kirurgë që gjetën guximin për të kritikuar propagandën e qeverisë dhe personalisht të kryeministrit për këtë koncencion. Por lakejtë e regjimit, qofshin këta dhe mes bluzave të bardha, janë të pamëshirshëm jo vetëm me pacientët por dhe me të vërtetën. Sepse gjendja në spitalet publike është karastrofike. Mungojnë ilaçet, nuk funksionojnë aparaturat, ka korrupsion ( siç dëshmoi skandali më i fundit në Spitalin Onkologjik). Por mbi të gjitha: mungojnë mjekët e ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Ata që duhet të simboli i humanizmit janë shndërruar në shfaqjen më të shëmtuar të demagogjisë qeveritare. Aq sa të dëgjoje dje arsyetimet e kirurges Silvana Çeliku të dukej sikur po dëgjoje Elisa Spiropalin në parlament. Dhe kjo për fatin e keq të shqiptarëve ndodh ditën me diell, para kamerave dhe me heshtjen shurdhuese të opozitës. Është e vërtetë gjithashtu se nuk mund ti fusësh të gjithë mjekët në një thes. Mes tyre ka plot të aftë të jenë profesionistë dhe njerëz të mirë e me dinjitet. Por jeta e qytetarëve nuk mund të jetë loja me ruletën ruse. Të shohim se ç’doktor do na bjerë për pjesë..

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme