Rajoni 29 April 2026, 17:15 Nga VNA

Kosova drejt zgjedhjeve të reja më 7 qershor

Ndaje në Whatsapp

Kosova drejt zgjedhjeve të reja më 7 qershor

Kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, Kreshnik Radoniç, ka propozuar datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas takimit që zhvilloi me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu.

Radoniç tha se institucioni që ai drejton ka kërkuar sa më shumë kohë për përgatitjen e procesit zgjedhor, duke theksuar se organizimi i zgjedhjeve kërkon përgatitje të konsiderueshme.

“Sa i përket datës, kemi kërkuar që të kemi sa më shumë kohë, na duhen përgatitje sepse nuk është proces i lehtë. I mbetet presidentes. Gjykata Kushtetuese e ka caktu, 31 maji ose 7 qershori. Për ne është 7 qershori, tash i mbetet presidentes me vendosur”, deklaroi ai.

Sipas tij, gjatë takimit nuk është diskutuar ende për buxhetin që do t’i duhet KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve, por ai theksoi se shpenzimet pritet të jenë të ngjashme me ato të zgjedhjeve të fundit.

Sipas Radio Evropa e Lirë, zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, i kushtuan buxhetit rreth 7 milionë euro.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme