Opinion 29 July 2024, 19:05 Nga VNA

Beteja per Himaren, Rama vë në dispozicion qeverinë dhe administratën. Përballje për interesa politike apo për qytetarët?

Ndaje në Whatsapp

Nga VNA.al

Fakti që qeveria është në dispozicion të fushatave elektorale nuk është më sekret. Dhe sigurisht që zgjedhjet në Himarë nuk mund të jenë përjashtim.

Mësohet se ditën e sotme Rama ka emëruar Prefekt të Qarkut të Vlorës, Kristo Kiço. Në gjithë atë parti të madhe që drejton dhe në qarkun me më shumë socialistë, Rama çuditërisht ka zgjedhur të emërojë si prefekt Kristo Kiçon që nuk ka pasur ndonjë karrierë me Partinë Socialiste.

Por nëse do t’i vëmë re CV-s së Kiços, atëherë ndoshta mund të kuptojmë qëllimin e vërtetë të kryeministrit.

Nga një hulumtim që ka bërë VNA, Kristo Kiço rezlton se gjatë viteve 2010 – 2015, ka shërbyer si kryetar i partisë minoritare greke MEGA. Nën logon e kësaj partie në vitin 2019 deri në vitin 2023, ka qenë kryetar i bashkisë minoritare të Finiqit, i cili ka fituar me diferencë të thellë kundër kandidatit tjetër të pavarur.

 

 

Madje si minoritar grek, Kiço mesa duket më herët ka qenë prezent edhe në grupimet ekstremiste që kanë shkaktuar incidente të ndryshme.

Në disa foto që ka siguruar VNA, Prefekti i ri i Vlorës shihet në krah të ish-konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu, i cili në 2012-ën shpallte betejën për Vorio Epirin dhe që Shqipëria më vonë e shpalli “non grata”.

 

Theodhoros Ikonomu

 

Ndërsa në një foto tjetër, Kristo Kiço, shfaqet në një tryezë me Babis-Harallambos Karathanos, i cili edhe ky është shpallur “non grata” nga shteti shqiptar pasi ka qenë një ndër të arrestuarit të masakrës së Peshkëpisë si dhe për rastin Kacifas.

 

 

Pra, kryeministri i cili në luftën për të mos lejuar Fredi Belerin të betohet si kryebashkiak i Himarës analistët e oborrit të tij i detyronte të shfaqeshin në televizione me flamurin e patriotizmit, sot shokët e shokëve të Belerit i emëron në poste shtetërore.

Këto emërime janë pjesë e axhendës së Ramës për të mbledhur vota nga minoritarët me çdo formë dhe me çdo kusht, pasi Himara tashmë është kal beteje për të me opozitën, por dhe me Greqinë. Marrëdhëniet me të cilën kanë kapur pikën më të ulët që pas arrestimit të Fredi Belerit. Himara, ndodhet për momentin mes dy zjarreve dhe pa asnjë alternativë të vërtetë në interes të qytetarëve të saj. Qeveria dhe opozita kanë lënë jashtë vëmendjes banorët e Himarës dhe janë në garë për të matur fuqinë mes tyre duke përdorur pasuritë e Himarës dhe çështjen kombëtare si plaçkë lufte për një përballje pa moral.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme