Opinion 12 Gusht 2024, 20:18 Nga VNA

Përtej lojës!

Ndaje në Whatsapp
Përtej lojës!

Nga Xhafer Rakipllari

12 gusht, 2024.

Mbi 10 mijë atletë përfunduan sfidat e tyre në Lojërat Olimpike Paris 2024 pas tri vitesh stërvitjeje, këmbënguljeje dhe sakrificash. Nuk është thjesht një lojë!

Shqipëria mori medaljet e saj të para olimpike me dy mundës të natyralizuar, pas plot 32 medaljesh që atletët shqiptarë iu kanë dhuruar shteteve të tjera; Kosova vazhdoi shkëlqimin në Judo me dy medalje, një argjendi dhe një bronzi; SHBA triumfoi me 126 medalje (40 të arta).

Rekordet iu përkasin të rinjve! Quincy Wilson, vetëm 16-vjeçar, triumfoi në stafetën e 400 metrave; talenti i notares kanadeze Summer McIntosh, vetëm 17, u shpërblye me dy medalje të arta. Nuk munguan as rioshet tona. Për Kosovën, garoi notarja 15-vjeçare Hana Beiqi, ndërsa për Shqipërinë, 16-vjeçarja Kaltra Meça.

Por cilat janë disa mësime nga Lojërat Olimpike Paris 2024:

Leksione integriteti nga ekipi i Kanadasë Ekipi i futbollit të femrave të Kanadasë shokoi Olimpiadën për mënyrën “aspak kanadeze” të spiunimit të kundërshtarit me dron. Ekipi u penalizua me 6 pikë, ndërsa trajneri sakaq përgatiti valixhet. Në fakt, futbolli kanadez i femrave është i zhvilluar, dhe pavarësisht penalizimit, ia doli të kualifikohej në çerekfinale të kompeticionit. Kjo situatë ngriti çështjen sesi ekipet/organizatat dhe udhëheqësit e tyre iu përgjigjen krizave tëtilla.

Kanadaja mori përgjegjësinë mbi supe, kërkoi ndjesë publike dhe veproi shpejt dhe në mënyrë transparente duke iu kthyerlojës fair-play. Vonesa, apo më keq mohimi, do të gërryente më tej besimin e çdo ekipi/organizate.

Kanadezët për mua e morën medaljen: atë të profesionalizmit. Të fitosh nuk është thjesht çështje rezultati, por të nxëni nga gabimet dhe të ndryshuari fytyrë e paraqitje.

Standardet e dyfishta minojnë zhvillimin Shumë zhurmë për fitoren e boksieres Imane Khelif në Lojërat Olimpike. Algjeriania ishte përjashtuar nga Kampionati Botëror i Boksit në Nju Delhi (2023), si rezultat i mospërmbushjes së kritereve të përcaktuara në rregulloren e International Boxing Association (IBA).

Megjithatë, ky vendim nuk vlente për Lojërat Olimpike. Aplikimi i dy standardeve ngriti pikëpyetje mbi integritetin e boksieres algjeriane dhe çoi në reagime të forta publike dhe humbje të besimit (te Komiteti Olimpik, vetë Lojërat).

Standardet e dyfishta dëmtojnë reputacionin e organizatës, humbasin besimin në institucion/organizatë, si dhe zbehin arritjet profesionale. Pa standarde, nuk mund të presim barazi, gjithëpërfshirje, ndershmëri dhe as zhvillim.  

Nuk është kurrë vonë për të ndjekur ëndrrën! Në moshën 58-vjeçare, Zhiying Zeng u bë një nga atletet më në moshë të Olimpiadës. Udhëtimi i saj olimpik nisi në Kinën eviteve ‘70 dhe kulmoi me kualifikimin me ekipin kombëtar tëPingpongut të Kilit në fillim të këtij viti. Plot 5 dekada pritje!

Në moshën 18 vjeçare, Zeng ishte një nga pingpongistet më të mira në Guangzhou, por teksa po përgatitej për Olimpiadën, një ndryshim rregulli e la jashtë dhe bëri që t’i përkushtohej mësimdhënies.

Në moshën 34-vjeçare, ajo u zhvendos në Kili ku punoi për 20 vjet me radhë. COVID-i e bëri të blejë një tabelë pingpongu, ku ra sërish në dashuri me lojën dhe vendosi të nisë përpjekjet për të arritur normën olimpike.

Në 27 korrik, në moshën 58 vjeçare, Zhiying Zeng bëri debutimin e saj në Paris 2024. Nuk është kurrë vonë për të ndjekur ëndrrën!

Dhe medaljen e fiton… thjeshtësia! Media sociale vendosi në mënyrë unanime t’i jepte qitësit Yusuf Dikeç medaljen e artë, pavarësisht se turku fitoi vetëm të argjendën në Lojërat Olimpike. Ai u paraqit në poligon me njërën dorë në xhep e pa asnjë pajisje teknologjike. Dikeç iu tregoi të gjithëve se qëllimet mund të arrihen edhe pa pajisje të sofistikuara dhe të shtrenjta, pa tangerllëk, fodullëk e një sërë llëqesh të tjera. Ç’mësim i jashtëzakonshëm për zhvillimin personal.

Arshad Nadeemi i dha Pakistanit medaljen e vetme në këtë Olimpiadë (e artë në Hedhje Shtize). Pa trajnerë të huaj, pa kontrata milionëshe sponsorësh, pa një ekip që e ndiqte… Mbi të gjitha pa ego, pa justifikime, por me vendosmërinë e një kampioni, ai e hodhi shtizën 92.97 m duke thyer jo vetëm Rekordin Olimpik, por edhe marrëzitë e shumë e shumë “wannabe stars”-ve. Fitoi thjeshtësia!

“One piece at a time, son!” Ngulem para ekranit me tim bir 10-vjeçar për të ndjekur të mrekullueshmin Mondo!

Armand “Mondo” Duplantis nisi të kërcente për pasion në oborrin e shtëpisë, por që nga 2022 në “Olympiastadion” të Stockholmit, e deri në “Stade de France”Paris 2024, ka thyer dhjetë herë rekordin botëror në kërcim me shkop. Çdo herë nga një centimetër.

“Imagjino bir, ti dhe Chloe po ndërtoni një kështjellë të madhe LEGO.

E nisni me vetëm disa pjesëza. Duken pak, gati e pamundur. Pastaj ti vë rojet në kullë, Chloe flamujt!

Sa herë që gjeni e vendosni një pjesëz, kështjella juaj bëhet më e madhe dhe më e plotë. Me kalimin e kohës, pjesëzat bashkohen për të krijuar kështjellën madhështore.

Janë përpjekjet e vogla, të vazhdueshme, me durim e këmbëngulje, që ju bëjnë ta përfundoni LEGO-n! Dhe pasthirrmat e gëzimit pas çdo arritjeje të vogël!

Çdo pjesëz të afron me suksesin, çdo hap i vogël, vlen!”

 

*Xhafer Rakipllari është Oficer i Karrierës dhe Aftësive në “College of Europe”, Tiranë.

Video

Zjarr në një pallat në Lushnjë, evakuohen banorët – një grua e lënduar Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe kaos mes banorëve. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka rënë në një biznes në katin e parë të godinës, si pasojë e një defekti në kabinën elektrike. Përhapja e tymit në të gjithë pallatin 15-katësh detyroi evakuimin e banorëve, disa prej të cilëve u larguan nga ballkonet e apartamenteve. Një grua ka pësuar asfiksim dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve.

Një ngjarje tragjike ndodhi në Lisbonë, ku një toreador dhe një spektator humbën jetën gjatë një ngjarjeje me dema në arenën Campo Pequeno. 22-vjeçari Manuel Maria Trindade sfidoi një dem rreth 700 kilogramë duke hyrë në arenë, por kafsha e sulmoi me shpejtësi, e ngriti në ajër dhe e përplasi për muri, duke i shkaktuar plagë fatale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik portugez.

Pamjet nga vendngjarja e aksidentit në Korçë Kjo është biçikleta me të cilën po lëvizte viktima e aksidentit të regjistruar sot pranë fshatit Voskop në Korçë. Ajo është identifikuar si Afërdita Elezi, 50 vjeç, banuese në Korçë. Njoftimi i plotë i Policisë: Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. https://www.vna.al/kronika/makina-perplas-per--kembesoren-ne-korce-i13698

? Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Zjarri në fshatin Akërni vijon aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata është kritike, me flakët që përparojnë dhe djegin masive pyjore, kryesisht me pisha, duke u afruar drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, njësitë e zonave të mbrojtura, emergjencat civile dhe forcat e armatosura. Operacioni i fikjes mbështetet edhe nga ajri, me helikopter që merr ujë nga deti dhe e hedh mbi flakë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme