Opinion 22 August 2024, 14:16 Nga VNA

Perse nuk arrin opozita të rrëzojë kryebashkiakun e Tiranës?

Ndaje në Whatsapp
Perse nuk arrin opozita të rrëzojë kryebashkiakun e Tiranës?

As sot Erioni nuk ra. As sot ai nuk dha dorëheqjen.

Pse? Sepse e keqja që është mbjell me kohë, nuk shkulet kaq kollaj dhe për më tepër me protesta të orkestruara dhe të dirigjuara nga mosbindja civile.

Është protesta e 22 që bën opozita përballë bashkisë.

Përse aksioni opozitar bëhet vetëm një ditë në javë dhe jo çdo ditë që kanë mundësi të futen në bashki? Opozita ka këshilltarët e saj bashkiak në at' këshillin bashkiak apo jo?

Ç'lojë është kjo që po bëni?

Erioni nuk shkulet me protesta një herë në javë. Madje aq më shumë i shtohen pikët dhe aq më lart del në sondazhet që po ata vet i bëjnë.

Erioni nuk largohet nga 3-4 molotovë të hedhur, sepse i ka të gjitha mjetet ta lajë e ta lyejë fasadën e bashkisë sa herë të dojë.

Erioni nuk largohet as nga aferat që kanë plasur njëra pas tjetrës dhe ku i madh e i vogël është në dijeni që këtu kryetari i bashkisë vjedh. Dhe serish qëndron në at' post. Erioni nuk largohet edhe kur akuzohen ndërkombëtarët, sepse mesa po shohim, slogani i këtyre të fundit është: "Don't touch llalli Erin".

Pse? Sepse Erioni nuk është individi Erion. Erioni është fenomen, fenomeni "vidh se të mbroj unë". Erioni është togfjalëshi "Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka". Erioni është shëmbelltyra e një sistemi të kapur, të kalbur, të përdhosur, të dh*erë që vjen erë nga mëngjesi deri në darkë.

E pra ikja e Erionit nuk zhbën asgjë. Erioni është një ndër të shumtët qe kanë shtrirë tentakulat e tyre në çdo cep të vendit.

Ikja e Erionit me dhunë, e theksoj, me dhunë, me zvarritjen e tij, i jep një mesazh të fortë kupolës së organizatës me emrin Rilindje.

Përsa kohë revolta jonë mbetet te një mikrofon dhe te 3-4 individë që flasin me regji dhe skenar, Erionit vetëm shëndet i bëhet.

E keqja do bëj të sajën, por derisa e keqja të haj veten e saj, e sigurt që e keqja tek ne do lej gjurmë dhe vrazhda për pjesën e mbetur të jetës.

Erioni është shëmbëlltyra e një sistemi që u rilind nën emrin "Rilindje". Erioni është njeriu i ri që polli ky sistem. Dhe Erioni është i stervitur, është rekrutuar që fëmijë për këtë që e pret e ndaj nuk i bën përshtypje asgjë. Erioni për fatin tonë të keq e për fatin e tyre të mirë, është kthyer në çunin perfekt për tu ndjekur dhe kopjuar. Fenomeni "Erion" ka erionizuar të rinjtë që punojnë për të. Dhe një ndër arsyet që Erioni sot është i paprekshëm, është sepse përballë tij ka një ushtri që e mbrojnë dhe janë të gatshëm të hidhen në zjarr për të.

Lind pyetja, po ne kush jemi dhe deri ku jemi të gatshëm të shkojmë kur përballë kemi fenomenin "Erion"?

Nga Lori Sina

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme