Opinion 23 August 2024, 20:06 Nga VNA

Tallja me të moshuarit. Vetëm 40 lek vlen një pensionist në Tiranë?

Ndaje në Whatsapp
Tallja me të moshuarit. Vetëm 40 lek vlen një pensionist në

Nga Lori Sina

Pensionistëve nuk u mjaftoi ai regjim i egër e i poshtër që u rrëmbeu rininë dhe ëndrrat, por u duhet të durojnë dhe talljen e lalit me "bamirësinë" e rradhës, bileta e autobusit falas.

Sa herë degjoj fjalën "falas" se pse me vjen një neveri, por të shtrojmë nja 2 pyetje.

Ke bërë studime ti Erion se sa pensionistë e përdorin transportin publik në ditë? Sa prej tyre në muaj dhe mesatarisht sa në vit?

Ky rimbursim i biletës 40 lekëshe përfshin të gjitha linjat? Pra konkretisht linjat:

1.Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias;

2.Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni Trenit:

3.Kashar-Yzberisht-Qendër:

4.Qendër-QTU-Megatek-City Park;

5.A Ish Kombinati i Autotraktorëve-Institut;

5.B Institut - Ish Kombinati i Autotraktorëve;

  1. Laprakë,

7.Tufina;

8.Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjeter/ Sanatorium-Teg;

  1. Qyteti Studenti-Jordan Misja;

10.A Marteniteti i Ri-Qendër-1sh Fusha e Aviacionit;

10.B Qendër-Mihal Grameno -Qendër;

  1. Porcelan;

12.A Uzina Dinamo e Re-Sharrë;

12.B 5 Maji-Sharrë;

  1. Tirana e Re;
  2. Unaza;
  3. Kombinat-Kinostudio;

Pra në total të 15 linjat urbane i përfshin ky rimbursim?

Jam shumë dakord që një pjesë e taksave të mia, taksave tona të përdoren për pensionistët, por për të shtuar hapësirat për ta, për shërbime të domosdoshme utilitare për ta.

Erion pse falas pikërisht në 1 Janar 2025, 3-4 muaj para zgjedhjeve?

Pse jo falas në 2017 Erion?

Pse jo falas në 2021 Erion?

Nuk dua ta besoj se kjo bamirësi mund të ketë lidhje me zgjedhjet e 2025.

Si ka mundësi Erion që target grupet më të ndjeshme, më vulnerabël të shoqërisë jetojnë nën minimumin jetik? Si ka mundësi Erion që qytetarët e bashkisë që ti drejton, jetojnë ende nën minimumin jetik 170€/person, që foli dikur ish-ministrja e financave, Ibrahimaj?

Bashkia jote Erion gjeneron më shumë se 234mln€ të ardhura në vit, pra afro 640 mijë euro në ditë. (Sipas një kërkimi të shpejtë në faqen e bashkisë, referuar vitit 2023 dhe parashikimit për 2024).

Sa pensionistë jetojnë në qarkun e Tiranës Erion? Në Shqipëri janë afro 700 mijë pensionistë sipas ISSH. (704,999 për të qenë më e saktë)

Burimi: Statistika të Sigurimeve Shoqërore, viti 2023.

Në Tiranë jetojnë më shumë se 20% e tyre. Pra afro 133,800 pensionistë.

Sikur të gjithë të përdorin në të njëjtën kohë transportin publik, i thonë: 133800×40=5,352,000 lek (të reja) në ditë, me kursin e sotshëm të euros, gati 52,984 euro në ditë.

Ky do të ishte rasti ideal, por në këtë 20% kemi dhe tetraplegjik edhe paraplegjik, sikurse dhe invalidë qe nuk mund të lëvizin për fat të keq. Po ashtu edhe moshat e rënduara nga sëmundjet dhe nga pleqëria që nuk mund të lëvizin. Pra nga 134 mijë pensionistë që do ishte perfektja për ju, për fat të keq, janë shumë më shumë më pak.

Tani duke qenë se transporti publik është privat, cili do e marr këtë tender Erion? Cila firmë do i përfitojë këto "rimbursimet" Erion?

Pyes në bazë të ligjit nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit".

Ti je institucion publik, unë jam qytetari që interesohet se çfarë do bëjë bashkia e qytetit tim me taksat e mia në 2025.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme