Opinion 13 Shtator 2024, 13:11 Nga VNA

Përgjimet e sky ECC/ Si po lexohen nga politika dhe për cilat qëllime

Ndaje në Whatsapp
Përgjimet e sky ECC/ Si po lexohen nga politika dhe për cilat

Ndërsa të gjithë prisnin dje nga parlamenti që të zbardhte ose të paktën të hidhte dritë mbi skandalin e transportit të mbetjeve të dyshuara toksike, gjithë vëmendja u përqendrua te emri “Mondi”. Ishte kryetari i grupit parlamentar të PD-së, i cili i tha Ramës gjatë interpelancës se banditët e tij, duke komunikuar në Sky ECC, kanë emëruar drejtorin e policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Ky i fundit reagoi publikisht ndaj këtyre akuzave dhe paralajmëroi padi për Gazment Bardhin.

Megjithatë problemi duket të jetë më i thellë se një akuzë në parlament dhe më serioz se një debat për konsum politik.

Që nga dalja e dosjeve dhe përgjimeve ku bandat kryesore të Shqipërisë flasin në Sky ECC, duke përmendur emra banditësh, politikanësh, prokurorësh, gjykatësish apo gazetarësh, media dhe jo vetëm ajo ka nisur një garë të ethshme për të zbardhur dhe publikuar emra të përfshirë apo që thjesht janë përmendur në biseda. Dhe është i kuptueshëm kurioziteti i publikut, po aq sa e pakuptueshme përpjekja për të publikuar përgjime të pjesshme apo të nxjerra nga konteksti. Disa e bëjnë për klikime, por më e rrezikshme është kur publikimi i bisedave apo dhe manipulimi i tyre përdoret më pas nga bandat për të goditur bandat rivale apo për shantash politik.

Megjithëse SPAK i ka konsideruar sekret dhe ka ndaluar publikimin e këtyre përgjimeve, me raste media (dhe jo vetëm) i kanë përdorur ato. Kështu ndodhi dhe dje në parlament, ku krejt jashtë kontekstit, në një interpelancë për mbetjet, Gazment Bardhi përmendi emrin “Mondi” duke e lidhur atë me Pëllumb Gjokën dhe të lidhur me bandat.

Në bisedat e regjistruara në Sky ECC ka padyshim emra politikanësh apo drejtuesish të policisë që janë përfshirë në biseda por dhe në trafiqe me bandat. Gjithashtu, ka emra të tjerë që janë përmendur në biseda, por për të cilët nuk është gjetur asnjë provë që të faktojë përfshirjen e tyre. Ata mund të jenë politikanë, drejtues administrate, prokurorë apo gjykatës. Por nëse të gjithë emrat sa më lart janë përfshirë ose jo ne trafik me bandat, këtë e gjykojnë prokurorët dhe gjykatat. Ndaj nxjerrja e emrave jashtë kontekstit dhe pa cituar deri në fund vlerësimin e prokurorit është në rastin më të mirë pakujdesi dhe në rastin më të keq, përdorim për qëllime të mbrapshta.

Sa për atë që ndodhi dje në parlament, Gazment Bardhi është një nga juristët më të aftë në atë sallë dhe nëse vërtet ai ka dosjen e plotë, përgjime apo të dhëna që “Mondi” është i njëjti person me drejtorin aktual të policisë së Shkodrës, ai duhet të shkojë e të dorëzojë padi për të në SPAK, ashtu siç pretendoi se bëri me Olsi Ramën.

Përndryshe, pyetja që lind është: a mos opozita me përmendjen e emrit të një prej kandidaturave të përfolura për drejtorin e ardhshëm të policisë po përpiqet ta largojë atë nga gara?

Opozita ka të drejtën legjitime të kundërshtojë dhe refuzojë garën fallco dhe emërimin e drejtorit të ri të policisë, por këtë duhet ta bëjë në mënyrë parimore dhe jo duke hedhur akuza për të cilat ende nuk ka paraqitur asnjë fakt. Kjo sepse gjuetia e shtrigave me akuza të hedhura sa për konsum politik është një lojë e rrezikshme që nuk ka as moral. Për më tepër, nuk mund të ofrohet si një alternativë për qytetarët që janë të lodhur nga propaganda dhe gënjeshtrat e qeverisë.

Video

Zjarr në një pallat në Lushnjë, evakuohen banorët – një grua e lënduar Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe kaos mes banorëve. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka rënë në një biznes në katin e parë të godinës, si pasojë e një defekti në kabinën elektrike. Përhapja e tymit në të gjithë pallatin 15-katësh detyroi evakuimin e banorëve, disa prej të cilëve u larguan nga ballkonet e apartamenteve. Një grua ka pësuar asfiksim dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve.

Një ngjarje tragjike ndodhi në Lisbonë, ku një toreador dhe një spektator humbën jetën gjatë një ngjarjeje me dema në arenën Campo Pequeno. 22-vjeçari Manuel Maria Trindade sfidoi një dem rreth 700 kilogramë duke hyrë në arenë, por kafsha e sulmoi me shpejtësi, e ngriti në ajër dhe e përplasi për muri, duke i shkaktuar plagë fatale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik portugez.

Pamjet nga vendngjarja e aksidentit në Korçë Kjo është biçikleta me të cilën po lëvizte viktima e aksidentit të regjistruar sot pranë fshatit Voskop në Korçë. Ajo është identifikuar si Afërdita Elezi, 50 vjeç, banuese në Korçë. Njoftimi i plotë i Policisë: Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. https://www.vna.al/kronika/makina-perplas-per--kembesoren-ne-korce-i13698

? Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Zjarri në fshatin Akërni vijon aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata është kritike, me flakët që përparojnë dhe djegin masive pyjore, kryesisht me pisha, duke u afruar drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, njësitë e zonave të mbrojtura, emergjencat civile dhe forcat e armatosura. Operacioni i fikjes mbështetet edhe nga ajri, me helikopter që merr ujë nga deti dhe e hedh mbi flakë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme