Opinion 16 October 2024, 20:27 Nga VNA

Tridhjetë vite heshtje, dështimi për të zbardhur krimet dhe robërimet e diktaturës komuniste

Ndaje në Whatsapp
Tridhjetë vite heshtje, dështimi për të zbardhur krimet dhe

Nga Ergys Mërtiri

Këto ditë u dënua me 10 vjet burg ish agjenti i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Martin Naumann, në moshen 80 vjeç. Naumann u gjet fajtor për vrasjen e një të riu polak, i cili tentoi të kalojë kufirin në vitin 1974.

Në Shqipëri janë bërë masakra të tmerrshme në kufi dhe askujt nuk i ka hyrë gjemb në këmbë ne këto tre dekada.

Përkundrazi, disa historianë flokëbardhë, që nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e krimeve dhe pasojave të komunizmit, historianë që kane qenë të privilegjuar gjatë regjimit duke manipuluar historinë për llogari të tij, sot këmbëngulin të pohojmë se ai diktatura kishte dhe anë pozitive. Dhe ironikja është se ata që nuk folën kurrë për të këqijat, nxitojnë të na kujtojne "edhe" të mirat e kohes së mjerimit.

Dita e sotme duhet të ishte nje datë përkujtimore për fatkeqësine kombëtare që i erdhi këtij vendi nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij. Këtë ditë autoritetet shteterore e kulturore duhet të përkujtojnë krimet, robërimin, poshtërimin moral e shkaterrimin politik, ekonomik, kulturor, intelektual e shpirtëror që ai regjim i bëri vendit në 48 vjet.

Moszbarrdhja e të vërtetes dhe mosdënimi i krimeve dhe shkatërrimeve, e per turp, rehabilitimi i krimineleve dhe sistemit që i polli, janë shkaqe të dështimit tonë kombëtar në këtë tranzicion 30 vjeçar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme