Opinion 7 October 2024, 09:55 Nga VNA

Piramida e Përmbysur e Arsimit të Lartë: Meritokracia e Humbur në Universitetin e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Piramida e Përmbysur e Arsimit të Lartë: Meritokracia e Humbur

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, disa nga problematikat kryesore të sistemit arsimor dalin në pah. Platforma Scopus, baza më e madhe e të dhënave për kërkuesit shkencorë në botë, ka renditur pedagogët e Universitetit të Tiranës (UT) bazuar në kontributin e tyre shkencor. Kjo përfshin sa janë njohur, cituar dhe vlerësuar ndërkombëtarisht produktet e tyre shkencore. Matësi kryesor për nivelin shkencor të një autori është Indeksi h, një metrikë që vlerëson performancën shkencore.

Ky renditje vjen në një moment kur universiteti fillon vitin akademik me drejtues të rinj, të zgjedhur nga pedagogët dhe studentët më 21 qershor të këtij viti. Por, a e meritojnë këta drejtues të jenë në krye të Universitetit të Tiranës?

Nga një verifikim i thjeshtë në këtë bazë të dhënash, rezulton se Rektori dhe disa nga Dekanët e universitetit më të madh në vend nuk figurojnë në Scopus. Në të njëjtën kohë, 10 pedagogët me renditjen më të mirë shkencore nuk kanë asnjë post drejtues në universitet.

Në vendet ku arsimi ka përparuar dhe na shërben si model, Rektori nuk zgjidhet përmes procedurave partiake, patronazhimi apo, më keq, presioneve për tituj, orë mësimore apo grada shkencore. Rektori emërohet me konsensus dhe zakonisht është personi më me përvojë në universitet, me kontributin më të madh shkencor. Kjo krijon një sistem meritokratik, ku karriera bazohet në punë dhe jo në propagandë.

Me këtë sistem, tashmë pas 10 vitesh të një reforme të dështuar në arsimin e lartë, meritorët që nuk përfshihen në intriga, pazare apo presione, do të vazhdojnë të kontribuojnë në shkencë, por kontributi i tyre nuk do të njihet. Ndërsa ata që nuk kanë merita, por përveç shkencës i bëjnë të gjitha, do të vazhdojnë të udhëheqin piramidën e kthyer përmbys në arsim!

Nga Rigels Xhemollari

https://www.facebook.com/share/p/8BpiCcRrM5AwqinX/?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme