Opinion 10 October 2024, 14:54 Nga VNA

Presidenti Begaj në qendër të kritikave: Nga ‘lypja’ e zyrave te paraqitja qesharake përballë Erdoganit

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Begaj në qendër të kritikave: Nga ‘lypja’

Nga Genc Sejko 

Një bisedë në kufijtë e qesharakes mes Presidentit Bajram Begaj dhe Presidentit Erdogan ka bërë sot xhiron e rrjetit duke nxitur reagime të forta nga publiku. Në videon e transmetuar nga VNA, gjatë shoqërimit në Presidencë të homologut të tij turk, Bajram Begaj qan hallin e ambienteve të ngushta të Presidencës që janë vetëm 600 metra katrorë. Në bisedën e regjistruar nga një prej kamerave të TV-ve të pranishme, Presidenti i Shqipërisë dëgjohet teksa thotë “po i them Edit se kemi nevojë për një godinë tjetër”.

Presidenca u mundua fillimisht ta mohonte këtë bisedë duke e konsideruar “fake” lajmin e transmetuar nga disa media për paraqitjen qesharake të presidentit të vendit. Por kjo dukej të ishte e pamundur pasi në videon e regjistruar (dhe jo të transmetuar nga regjia qendrore) dëgjohen qartë “lypja” e numrit një të shtetit. Në një përpjekje edhe më qesharake se ajo e zotit Begaj, Presidenca shpërndau tekstin dhe videon duke u përpjekur ta paraqesë bisedën e regjistruar jashtë vullnetit të regjisë si një batutë (pa kripë) të presidentit shqiptar.

Tani dhe sikur ta marrim të mirëqenë këtë përpjekje të Presidencës për ta bërë Bajram Begajn të duket më mirë, një pyetje lind vetvetiu: pse duhet Presidenti i Shqipërisë të flasë për sipërfaqen e zyrave në një takim të nivelit të lartë? Pse duhet ti tregojë Presidentit Erdigan atë çka duher ti kërkojë Edi Ramës? Çfarë përshtypje bën kreu i një shteti tek Presidenti Erdogan duke u qare dhe lypur zyra më të mëdha?

Kjo nuk është hera e parë që Bajram Begaj me petkun e presidentit shndërrohet në qesharak dhe në figurë aspak serioze për të përfaqësuar shtetin shqiptar. Ndoshta nga parukierët në delegacionin për në OKB tek zgjerimi i sipërfaqes së zyrave ai ka bërë një hap përpara në pretendime, por kurrsesi në përfaqësimin që meritojnë shqiptarët.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme