Opinion 8 October 2024, 09:34 Nga VNA

Ervin Hoxha dhe gjuha e papërshatshme e “Ministrit Teknik” përballë protestuesve. Si po qaset me publikun pasardhësi i “Llesh Kimikut”

Ndaje në Whatsapp
Ervin Hoxha dhe gjuha e papërshatshme e “Ministrit Teknik”

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha mund të jetë ende një fytyrë relativisht e panjohur për publikun, por deklaratat e tij do të mbahen mend gjatë. Ai është një nga të rrallët ministra të Brendshëm që lexon reagime që në rastin më të mirë, nuk i kupton, dhe në rastin më të keq, i përdor politikisht.

Pas protestës së mbrëmshme të opozitës, me një gjuhë të papërshtatshme për një “ministër teknik”, Hoxha i konsideroi protestuesit si “turmë e çoroditur”. Ai deklaroi: “Sot ata [policia] kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd, ku një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.”

Pavarësisht se kush organizoi dhe drejtoi protestën, qytetarët që morën pjesë nuk janë “turmë e çoroditur”, por njerëz të revoltuar. Siç thotë shpesh edhe narrativa qeveritare e njohur si “spiropalizimi”, protestat ndodhin kudo në botë, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Historia e protestave nuk fillon me uljen e Ervin Hoxhës në karrigen e ministrit të Brendshëm. Në 21 janar, partia ku Ervini është tashmë një yll në ngjitje, zbriti në shesh dhe protestoi thuajse në të njëjtat forma.

Për një teknik që lexon për politikë ato që i shkruajnë të tjerët, është e rëndësishme të kuptojë se qytetarët nuk janë turma; politika të përdor dhe të flak, dhe shqiptarët meritojnë më shumë respekt. Përndryshe, një nga paraardhësit e tij do të mbahet mend në histori si “Llesh Kimiku”, i cili, edhe sot, endet në kërkim të një pune.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme