Opinion 13 November 2024, 19:32 Nga VNA

Partitë tona të reja lindin të vjetra

Ndaje në Whatsapp
Partitë tona të reja lindin të vjetra

Nga Vehap Kola

Të gjitha partitë e reja të tranzicionit kanë patur të njëjtin fat: janë shuar pa u ndezur mirë. Të gjitha kanë vuajtur të njëjtën sëmundje: janë krijuar si parti individuale. Përjashtim bën LSI e Ilir Metës: ajo nuk u shua menjëherë, sepse ajo u krijua si parti e një grupi politikanësh të rëndësishëm të PS të udhëhequr nga Ilir Meta. Me kalimin e viteve, prej saj u larguan të gjitha figurat e rëndësishme politike dhe ajo mbeti një private me figura politike të panjohura dhe pa ligjërim. Sot fati i saj është pothuajse i parashikueshëm.

Partitë e reja që po krijohen gjatë muajve të fundit janë duke zhgënjyer me sukses. Ato krijohen si parti personale të një personi të vetëm me kapital politik e social, të rrethuar nga figurina pa profil publik dhe pa qëndrim apo opinion mbi publiken në Shqipëri.

Para disa ditësh, një drejtues i një partie të re prezantoi një listë me emra krejt të panjohur, ekspertë të shkëlqyer të fushave të tyre teknike por pa asnjë fjalë të artikuluar në publik. Sikur kjo të mos mjaftonte, me stilin dominant të drejtimit të partisë së tij, ai nuk i lë radhë askujt prejt këtyre ekspertëve të projektohen në sferën publike. Por as ata askush nuk i mban të shkruajnë një opinion, editorial apo të mbajnë një qëndrim në të shkruar apo të folur në rrjetet sociale. Por sakën se e çelin gojën.

Me këto tipare, partitë e reja lindin të vjetra dhe të plakura, të nevrikosura dhe të paduruara, duke rrahur gjoksin në stilin e “o budallenj, jam Sali Berisha unë”. Vetëm se këto nuk kanë asnjë tipar të profilit të Sali Berishës, përveç syve të verbuar për pushtet, stilit autoritar të drejtimit të partive dhe rrethimit me njerëz yesmen-ë. Partitë e tilla nuk bëjnë dot as opozitën denoncuese të Ramës në opozitë, e cila gjithsesi nuk e bëri dot shumicë atë. Denoncimet e tyre janë banale ndërsa problemet e Shqipërisë janë reale.

Me paaftësinë (apo mosdashjen?) për të shpjeguar se si duan ta nxjerrin Shqipërinë nga bataku, liderët supremë të partive të reja nuk kanë turp të thonë “na jepni neve shansin që u dhatë këtyre që ju vodhën, po ju vodhëm nga hiqni edhe neve”. Me këtë logjikë, shqiptarët duhet të vazhdojnë bixhozin me të ardhmen e tyre, të paktën e për një dorë tjetër sepse kështu u pëlqen liderëve të partive të reja.

Nëse kjo është oferta e partive të reja, ju rritë ndera se na del boll hajdutëria e politikanëve të vjetër.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme