Opinion 5 November 2024, 15:33 Nga VNA

Kur shëndetësia dhe mjekët kanë për avokat Lorenc Vangjelin

Ndaje në Whatsapp
Kur shëndetësia dhe mjekët kanë për avokat Lorenc

Mbrëmë, në emisionin “Opinion” në TV Klan, u diskutua për skandalin në spitalin Onkologjik të Tiranës. Ky skandal tregoi se si mijëra pacientë “trafikoheshin” nga disa mjekë nga spitali shtetëror drejt klinikave private, se si këtyre pacientëve iu mohohej shërbimi, ilaçet mungonin dhe kimioterapitë nuk jepeshin me doza të plota.

Në panel munguan përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitalit Onkologjik. I vetmi që mbajti një qëndrim në mbrojtje të çështjes ishte Lorenc Vangjeli, i cili madje u shpreh edhe në mbrojtje të shefes së Onkologjikut, Silvana Çeliku.

Gafë apo qëllim, Lorenc Vangjeli arriti të artikulojë fjalinë se të sëmurët me kancer janë “njerëz të dënuar me vdekje nga Zoti”. Një shprehje e rëndë që kaloi pa shumë vëmendje nga paneli dhe drejtuesi i emisionit, por që tronditi opinionin publik.

Kjo deklaratë është vërtetë tronditëse për pacientët që luftojnë për jetën e tyre, duke rënduar emocionalisht dhe psikologjikisht ata dhe familjarët e tyre. Në atë panel, gazetari dhe të tjerët duhej të flisnin me mbështetje dhe empati për të sëmurët, të cilët janë luftëtarët më të fortë për jetën.

Por, a mund të flasim për moral dhe etikë kur dikush bëhet avokat i dobët i vrasjeve morale të Onkologjikut? Jo! Sepse shumica e analistëve në studio nuk përballen me vështirësitë e atyre që nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e privatit. Sepse Vangjeli dhe të tjerët që dalin në panele kanë të njohur, kanë miq dhe përfitojnë shërbim të privilegjuar.

Për çdo gazetar të njohur ka një mundësi më shumë, një derë të hapur më tepër sesa për njerëzit e thjeshtë. Ndaj, është detyrë e kësaj kategorie të jenë më të ndjeshëm dhe të kujdesshëm kur flasin për të sëmurët. Ata duhet të jenë të qartë dhe të kërkojnë llogari për padrejtësitë. Të jenë zëri i qindra e mijëra të sëmurëve terminalë dhe familjeve të tyre, që nuk i zgjidhin dot hallet në radio apo TV, por përballen me murin e spitaleve dhe mjekëve ku ndjesia dhe humanizmi janë zëvendësuar nga pazaret me jetën e të sëmurëve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme