Opinion 31 October 2024, 20:54 Nga VNA

Lidershipit të PD i mungon thelbi i vet moralo-politik

Ndaje në Whatsapp
Lidershipit të PD i mungon thelbi i vet moralo-politik

Nga Redi Shehu

Partisë Demokratike i mungon thelbi i vet moralo-politik. Që e djathta të ndërtojë sistemin e vet moralo-politik, do të duhej që të përfaqësohet nga personazhe, të cilët nuk zhvlerësojnë ngjarjet politike. Jo nga individë, të cilët për shkak të shkuarës së tyre nuk gëzojnë besueshmërinë për të denoncuar të gjitha anomalitë e maxhorances.

Në qoftë se lidershipi i PD gjithë këtë kohë ka dështuar të ndërtojë sistemin e vet të vlerave, këtë e ka bërë elektorati i djathtë. Që nga zgjedhjet e 2017-tës e deri tek këto të fundit të 14 majit 2023, të djathtët refuzuan edhe më shumë hipokrizinë e gjoja luftës për të vërtetën, duke ndëshkuar në formë të paprecedentë elektoralisht PD-në, gjë që nuk e kemi parë te të majtët, të cilët kanë ruajtur ekzaktësisht të njëjtat kuota ndër vite.

Në të gjitha rastet qëndrimi i votuesve të djathtë ka qenë qëndrim refuzues moral, i cili tregon thelbin e djathtë të tyre, ato që nuk i kanë ndjekur në këtë sistem moralo-politik, kanë qenë përfaqësuesit e tyre.

Në këtë mënyrë, votuesi i djathtë na shfaqet më i emancipuar se sa ai i majtë, i cili nuk ka arritur të bëjë ndëshkime elektorale mbi bazë morale, gjë që na çon në deduksionin se masa elektorale, e cila mund të garantojë një demokraci më të shëndetshme këtij vendi, është masa e djathtë, e cila nuk pajtohet me imoralitetin dhe korrupsionin politik. Vetëm se nuk ka pasur një rezonancë, përkundrazi ka pasur përplasje mes sistemit të vlerave të votuesve dhe sistemit të ngritur nga lidershipi i djathtë, duke avantazhuar elektoralisht prej kohësh Partinë Socialiste.

Në këtë kohë, kur Partia Demokratike ndodhet në udhëkryqin e parë të saj të rëndësishëm politik, rikthimi i lidershipit të vet në rezonancë të plotë me votuesit, është i një prioriteti parësor. Shkollën e vet politike tashmë PD nuk ka pse e gjen te figurat e caktuara, por e ka të gatshme te votuesi i saj. Ai personalitet politik që sinqerisht do të restaurojë sistemin e vlerave moralo-politike të elektoratit, në gjuhën, veprimin dhe politikëbërjen e tij, do të arrijë të ketë sukses për të marrë rolin e liderit të së djathtës, duke i ofruar një shërbim edhe gjithë politikës shqiptare.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme