Opinion 31 October 2024, 18:48 Nga VNA

Të dhënat e Censit 2023, si dëshmi e krimit që bëhet me ndërtimin në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Nga Ola Xama

Sipas të dhënave të sapo publikuara të Censusit 2023 në nivel qarku dhe bashkie, rezulton se në qarkun Tiranë janë 85 457 shtëpi të pabanuara, ndërsa në bashkinë Tiranë janë 52 871 shtëpi.

Të dhënat e publikuara duke patur si tregues konsumin e energjisë 1 vit më parë, konstatuan se afërisht 51 mijë banesa në kryeqytet janë bosh.

Këto shifra u kundërshtuan në dhjetra mënyra, duke i ndarë herë në njësi tregtare, herë në shtëpi të braktisura, e herë duke thënë se kemi shtuar lidhjet e kontratave të ujit.

Tashmë është zyrtare nga vetë INSTAT: numri i popullsisë në kryeqytet është rritur me 40.754 banorë (2011-2023), ose mesatarisht 3.396 banorë në vit. Pjestuar për 3 që është numri mesatar i anëtarëve të familjeve për Tiranën, qytetit nuk i shtohen dot më shumë se 1.132 familje në vit, ndërsa volumi i lejeve të ndërtimit që jepet për rezidenca banimi shton ofertën çdo vit me të paktën 8 mijë shtëpi.

Vetëm që të mbushen 52 871 banesat që janë bosh, sikur ritmi i rritjes së popullsisë të mbetet i pandryshuar, do të duhen 45 vjet!

Ajo që kanë bërë me ndërtimin është krim ekonomik, mjedisor, shëndetësor dhe social. Mos e thelloni më krimin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme