Opinion 13 Nëntor 2024, 12:38 Nga VNA

Si PS-ja e keqpërdor të kaluarën në funksion të pushtetit të sotëm!

Ndaje në Whatsapp
Si PS-ja e keqpërdor të kaluarën në funksion të

Përveç mënyrave të njohura, siç janë bashkëpunimi me krimin e organizuar, kontrollimi i votës, fryrja e administratës dhe përdorimi i financave publike në funksion të partisë, një ndër format tradicionale të mbajtjes së pushtetit nga Partia Socialiste dhe e majta, janë konservimi i së shkuarës, përkujtimi i ngjarjeve, betejave, datave, përpjekjeve dhe heroizmave nga Lufta Nacional Çlirimtare, të cilat në masë të madhe as që nuk kanë ndodhur kurrë.

Ndërtimi dhe përkujdesi për lapidarët në çdo cep të Shqipërisë, në maja malesh ku këmbë gjermani nuk ka shkuar, në rrëzë kodrash ku këmbë italiani nuk ka shkelur apo në qendra qytetesh që në vend të heronjve të mendjes, të dijes dhe kulturës, vendin e kanë zënë heronjtë e rremë të një kohe të errët dhe të ngjarjeve që janë manipuluar dhe deformuar sa herë i është dashur pushtetit, është në vazhdën e përdorimit që e majta i bën një periudhe të caktuar historike, që nuk e ndihmon për të ndriçuar historinë e djeshme, por për të mbajtur pushtetin e sotëm.

Ky përdorim i së shkuarës është nga ato raste ku propaganda e mbyt realitetin, ku historisë ia zë vendin legjenda, ku në vend të specialistëve të fushës, fjalën e marrin të ashtuquajtur pasardhës të veteranëve apo më keq akoma veteranë që për ditëlindje kanë pas viteve ’44-’45.

Në këtë panoramë të gënjeshtërt nuk mungojnë as zyrtarë, kryetarë bashkish, deputetë apo ministra të PS-së, të cilët, në këmbim të lidhjes rreth qafës së shallit të kuq, fjalëve dhe fjalimeve hipokrite, të veshura me pathos, me hiperbola dhe zmadhime të tepërta, përtypin babëzishëm të kaluarën për të siguruar pushtetin e sotëm.

Të nginjur nga pushteti i tepërt, të mirave materiale dhe ekonomike që burojnë prej tij, në mungesë të theksuara të çdolloj idealizmi dhe me një seriozitet të hatashëm, që në çdo rast tjetër do merrej për tallje të hapur, ata përsërisin çdo datë, çdo përkujtimore, çdo ‘çlirim’, çdo brigatë sulmuese, çdo konferencë antifashiste, çdo lidhje gruaje..., për çdo vit, ku vitit pasardhës i shtohet një heroizëm që në vitin e kaluar nuk është përmendur dhe më parë nuk është njohur.

Në vend që e shkuara të shihej në optikën e kriticizmit dhe në lupën e historianëve, te ne ajo keqpërdoret nga pushteti, që në çdo rast, veç të tjerash, është edhe korruptiv, por që i shërben kjo periudhë e së shkuarës për të fshehur dështimet e së tashmes dhe për të mos u lënë kohë njerëzve për të menduar kërkimin e llogaridhënies në raport me premtimet e bëra.

Nga Namir Lapardhaja

Video

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme