Opinion 22 Nëntor 2024, 23:51 Nga VNA

Altin Dumani: Intervista e parë televizive dhe heshtja e medias tradicionale

Ndaje në Whatsapp
Altin Dumani: Intervista e parë televizive dhe heshtja e medias

Altin Dumani ka dhënë sot intervistën e tij të parë televizive në dyvjetorin e marrjes së detyrës si drejtues i Prokurorisë së Posaçme dhe në 5-vjetorin e krijimit të SPAK. E nisur me emocione, por me sinqeritetin e dikujt që nuk ka eksperiencë dhe nuk preferon kamerat, intervista preku temat më të nxehta që nga korrupsioni, arrestimet, ndalimet dhe hetimet e zyrtarëve të lartë, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Me kostumin e prokurorit, zoti Dumani si profesionist nuk zbuloi asgjë të re lidhur me hetimet e nxehta, arrestimet e fundit apo atë çka do të ndodhë. Megjithatë, ai i dha përgjigje pyetjeve për sulmet e politikës, përfshirjen e kësaj të fundit në krim dhe korrupsion, mbështetjen e SHBA dhe BE apo edhe arrestimet e fundit ndaj bandave të rrezikshme me lidhje në Amerikën Latine.

Padyshim që intervista e parë televizive e një prej njerëzve më popullorë në Shqipëri ka ngjallur interes për publikun. Por, ndryshe nga shqiptarët, media tradicionale dhe ajo online nuk i ka kushtuar vëmendje përgjigjeve të Altin Dumanit. Ndoshta xhelozi dhe konkurrencë për shkak se kreu i SPAK zgjodhi ekranin e TVSH?

Do të ishte krejt e kuptueshme për shkak të interesit të madh që gjeneron çdo deklaratë e Altin Dumanit. Sikurse është po kaq e kuptueshme që në kohën kur pjesa dërrmuese e pronarëve të televizioneve në Shqipëri janë pjesë e dosjeve të SPAK, kreu i këtij institucioni nuk mund të shkelë në studiot e tyre.

Ndoshta Altin Dumani ka zgjedhur TVSH, jo sepse është televizioni më i ndjekur apo më profesional në Shqipëri. Por në kushtet kur TV private janë skema financiare me investime të dyshimta, TVSH mbetet i vetmi transmetues publik që paguhet me taksat e shqiptarëve.

Në botën e internetit dhe rrjeteve sociale, ky hezitim i medias tradicionale për të pasqyruar intervistën e kreut të SPAK, në rastin më të mirë mund të konsiderohet xhelozi për audiencë… dhe në rastin më të keq, me gjasë pronarët e medias do të mund ta shohin drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme vetëm në zyrat e SPAK. Po, atje, pyetjet i bën Altin Dumani. Të tjerët duhet thjesht të përgjigjen.

Video

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme