Opinion 25 November 2024, 11:44 Nga VNA

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për

Nga Namir Lapardhaja

Përveç mazhorancës që nëpërmjet Komisionit “Xhafa” kërkon ta vendosë nën kontroll drejtësinë dhe një pjese të opozitës, e cila e anatemon dhe linçon Prokurorinë e Posaçme, për shkak se drejtuesit e saj janë duke u hetuar për korrupsion, censura që iu bë nga mediat e mëdha intervistës së drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, tregon se, nëse je i lirë nga ndikimi politik dhe klientelizmi mediatik, ti e meriton të drejtosh prokurorinë.

Është po e njëjta medie që nuk lë politikanë të korruptuar pa nxjerr në ekran përpara arrestimit dhe përballjes me drejtësinë, apo në raste të tjera që nuk i pasqyron progres-raportet e Bashkimit Evropian që flasin për institucionin e vetëm, që është SPAK, puna e të cilit jo vetëm përgëzohet dhe veçohet, por është i vetmi për shkak të të cilit merr përgëzime Shqipëria.

Me një numër të konsiderueshëm hetimesh të kryera në nivele të larta të administratës dhe politikës, SPAK ka arritur të bëhet një autoritet i pavarur që mund të përballojë presionet dhe ndikimet politike.

Përtej sherrnajës së ditës dhe përpjekjes për ta vënë nën kontroll drejtësinë dhe institucionet e tjera që do të duhej të ishin të pavarura, siç janë KLSH apo ILDKPI, mendoj se ka ardhur koha që drejtuesi i SPAK-ut të zgjidhej direkt nga populli. Janë 43 shtete në SHBA, të cilat prokurorët e tyre i zgjedhin nëpërmjet votës së qytetarëve, në mënyrë që politika t’i mbajë ‘duart’ larg.

Zgjedhja e drejtuesve të institucioneve të pavarura nga populli, është një hap që ka mundësinë të forcojë demokracinë dhe transparencën në Shqipëri. Po ashtu, ky proces mund të krijojë një lidhje më të ngushtë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të drejtësisë, duke i dhënë njerëzve mundësinë të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si administrohen këto institucione dhe si zbatohet ligji.

Për më tepër, ky hap do të dërgonte një mesazh të fuqishëm se Shqipëria është e gatshme të bëjë hapa të mëtejshëm përpara në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian. Një sistem i drejtësisë i pavarur, ku drejtuesit e institucioneve të pavarura janë të zgjedhur nga populli, është një standard që përputhet me vlerat dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe do të ndihmonte Shqipërinë të bëhej një shtet i plotë demokratik, duke e çliruar nga ngërçi i një politike 34-vjeçare që e tërheq zvarrë vetëm për interesa personale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme