Opinion 21 December 2024, 21:38 Nga VNA

Big Brother, fushata elektorale dhe një thirrje për reflektim!

Ndaje në Whatsapp
Big Brother, fushata elektorale dhe një thirrje për reflektim!

"Big Brother" është një format realiti show i krijuar nga producenti holandez John de Mol në vitin 1999. Emisioni ka për qëllim izolimin e një grupi njerëzish në një shtëpi, ku ata monitorohen 24 orë nga kamerat, pa kontakte me botën e jashtme. Çdo javë, banorët nominojnë njëri-tjetrin për eliminim dhe publiku voton se kush duhet të largohet. Fituesi përfundimtar merr një çmim të konsiderueshëm monetar. Ky format ka qenë shpesh subjekt i diskutimeve dhe kritikave, veçanërisht lidhur me ndikimin e tij në privatësinë dhe etikën e pjesëmarrësve, sidomos për modelin e vlerave që përçon në shoqëri. Megjithatë, popullariteti i tij mbetet i lartë në mbarë botën, duke ofruar një kombinim të dramës, strategjisë dhe ndërveprimit njerëzor që tërheq një audiencë të gjerë. Që nga transmetimi i parë në Holandë, "Big Brother", patenta e tij është blerë edhe nga 70 vende të botës, duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në Kosovë, "Big Brother VIP Kosova" ka filluar së fundmi dhe po transmetohet aktualisht. Në Shqipëri, emisioni filloi transmetimin e parë në vitin 2008 dhe ka pasur disa sezone, përfshirë versionin "Big Brother VIP", ku marrin pjesë personazhe të njohur publikë. Ky format rikthehet sonte në Top Channel në orën 21:00. Ndryshe nga sa ndodh në median audiovizive ku programet fillojnë në sezonin e ri televiziv, në fakt Top Channel vitet e fundit e fillon "Big Brother" në mes të sezonit, në muajin dhjetorë. Dhe kjo nuk është zgjedhje e rastësishme, po të mbahen mend disa ndodhi. Dhe cilat janë ato? Konkretisht, zgjedhjet vendore të vitit 2023, ky emision u zgjat nga Dhjetori deri në muajin Maj. Madje, të gjithë e mbajnë mend, sesi kandidati për kryetar bashkie, Erion Veliaj martoi në tërracën e bashkisë dy pjesëtarët e emisionit, Kiarën dhe Luisin. E paprecedentë në fakt. Në mes të fushatës zgjedhore, vetë pak ditë nga dita e zgjedhjeve për kryetar bashkie, media bën pjesë të emisionit një kandidat. Edhe këtë vit reality show fillon në Dhjetor. Në vitin 2025 Shqipëria shkon në zgjedhjet parlamentare. Shqiptarët do jenë përballë zgjedhjeve dhe emisionit "Big Brother". Dhe kjo jo rastësisht. Libri "1984" i George Orwell-it është i rëndësishëm për të analizuar fenomenet shoqërore. Sepse libri përshkruan një shoqëri ku shteti totalitar i njohur si "Partia" ushtron kontroll absolut mbi jetën e njerëzve, përfshirë mendimet e tyre. Ky kontroll realizohet përmes propagandës, frikës dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme. Big Brother është "mjeshtër" për manipulimin e të vërtetës. Ndaj çdo shqiptari teksa shikon këtë emision të argëtohet, të kalojë kohën, por të ndalojë dhe të reflektojë sepse ajo çfarë po sheh është thjesht një lojë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme