Opinion 10 December 2024, 22:46 Nga VNA

Balta që kurrë nuk iu nda këtij vendi

Ndaje në Whatsapp
Balta që kurrë nuk iu nda këtij vendi

Nga Lori Sina

Në zonën e 21-Dhjetorit, bashkia Tiranë, në fillim të nëntorit, mendoi të bëjë disa ndryshime dhe rregullime në trotuarin ekzistues, duke filluar nga kryqëzimi i 21-Dhjetorit e duke mbaruar te stacioni i unazës në Zog të Zi.

Mendjendriturit e bashkisë, me në krye Lalin, nuk i doli koha në gjithë ato muaj të nxehte vere dhe deri në fund të tetorit, kur koha mbajti mirë dhe ngrohtë për t’i mbyllur këto punime.

Por jo, si do ua vështirësonin jetën njerëzve në një prej rrugëve kryesore që rrihet më së shumti nga kalimtarët nga mëngjesi deri në mbrëmje?

Dhe kolegu i trokëtësve në derën e tij, gjeti periudhën më të mirë, atë të shirave të nëntorit dhe fillim dhjetorit, duke e bërë trotuarin të paaksesueshëm e të baltosur.

Dhe kjo nuk është e rastësishme. Përveç metodës rilindase për të kryer punime në prag zgjedhjesh, kjo formë e kolegut të trokëtësve është për të testuar durimin e njerëzve dhe për t’ua bërë jetën akoma edhe më të vështirë. Nuk dilnin 3 muaj verë dhe 3 muaj të tjerë të ngrohtë. Jo, do të ishte utopi të mendohej dhe mëkat të veprohej.

Ja tani, në ditë me shi, ku balta është prezente, gjetën kohën e përshtatshme për të bërë këto punime.

Se sa lek është ky fond për këto rregullime e riparime, se kur janë parashikuar të fillojnë dhe të mbarojnë punimet, lutemi të na iluminojë kolegu i trokëtësve në derën e tij.

Ps: Kërkesa e llogarisë duhet të fillojë të prevalojë mbi çdo kostum deputeti, ministri a kryetar bashkie, apo çdo funksionari tjetër të shtetit me gjithë fodullikun që i karakterizon, se nga pas kanë emra të botës së krimit. Se ç’pret nga një kryeministër bashkë me shpuren, të cilëve situata u ka rrëshkitur ashtu sikurse nuk e prisnin dhe tani po mbajnë fort themelet e rrënuara të qeverisë së tyre të dështuar.

Qofshim mirë ne, qofte mirë dhe turisti i 10 miliontë që preku tokën e përgjakur shqiptare.

Ah, medet thuaj, edhe e festuan pale, presim kur ta shpallin ditë pushimi zyrtare.

Shqipëri 2024, një çmendinë e madhe kolektive.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme