Opinion 21 Dhjetor 2024, 19:44 Nga VNA

Tik Tok-u është shumë më i keq se rrugaçi i lagjes, ama nuk është i vetmi

Ndaje në Whatsapp
Tik Tok-u është shumë më i keq se rrugaçi i lagjes,
  • Halli i qeverisë është të pengojë mjediset ku qeveria shahet pa censurë dhe jo problemi i edukimit.

Nga Ergys Mertiri

Tik-toku është shumë më i keq se rrugaçi i lagjes, ama nuk është i vetmi. Rrugaçë të tjerë, po kaq të këqinj, janë Instagrami, Facebook-u, apo programe televizive si Big Brother-i, Përputhen, etj. Mediat në përgjithësi janë rrugaçë edhe më të këqinj dhe më të rrezikshëm sesa rrejtet sociale.

Të mbyllësh Tik-tokun nuk zgjidh gjë, sepse fëmijët e keqedukuar do të gjejnë një platformë tjetër për të konsumuar rrugaçëritë e tyre. Problemi i rrugaçërisë zgjidhet duke i edukuar fëmijët, jo duke eleminuar rrugën. Nga ana tjetër, nëse fëmijët bëhen rrugaçë fajin e kanë të rriturit që nuk kanë ditur ti edukojnë jo instrumentet e tyre të komunikimit. Nëse të rinjtë shqiptarë nuk janë sot të edukuar fajin nuk e kanë rrjetet sociale, por prindërit, shkollat, mediat që, ose nuk janë marrë siç duhet me edukimin e tyre, ose iu kanë ofruar atyre modele të çedukuese.

Vetë Edi Rama iu ofron fëmijëve modele krejtësisht të dëmshme, siç janë, bie fjale, këngetarë të repit apo turbofolkut, me të cilët ai pozon nëpër evente lektorale. Noizi, i famshëm për probleme të herëpashershme me ligjin në konfrontime fizike me të tjerë, apo edhe për këngë e klipe që evokojnë gangsterizmin, trafikun e drogës dhe jetën vanitoze me luks e seks, përfshihet deri edhe në tekstet shkollore.

Tik-toku këtu bëhet thjesht samari të cilit qeveria i bie pasi nuk i bie dot vetes.

Jo vetëm Tik-toku, por të gjitha rrjetet sociale në përgjithësi janë mjedise problematike për shoqërinë. Ato atrofizojnë komunikimin, dëmtojnë shoqërizimin, shkatërrojnë edukimin, dhunojnë psikikën e njeriut, krijojnë varësi, vanitet, banalitet, agresivitet, esktremizëm, e shumë probleme, për të cilat kemi folur herë pas here, pavarësisht se nuk para e çan kokën kush.

Por problemi i këtyre rrjeteve nuk zgjidhet me mbyllje, por me politika efektive, të cilat i luftojnë këto fenomene. Kjo bëhet duke nisur që nga edukimi, informimi, e më pas edhe kontrolli, vendosja e filtrave, parandalimi i fenomeneve nëpërmjet policimit digjital, apo edhe prodhimi i materialeve sensibilizues për problemet e të rinjve. Mbyllja është thjesht një mënyrë ndryshe për të vazhduar moskokëçarjen.

Në fakt, më shumë se me edukimin e fëmijëve, dëshira e Ramës për të mbyllur Tik-tokun ka të bëjë me nevojën e tij për të penguar çdo fushë komunikimi që nuk e ka nën kontroll. Halli i qeverisë është të pengojë mjediset ku qeveria shahet pa censurë dhe jo problemi i edukimit. Nga ky këndvështrim përdorimi i censurës për qëllime politike është më i keq se vetë problemi që ai pretendon se kërkon të zgjidhë.

Video

Ish-deputeti Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO ku pritet të shpallet vendimi lidhur me një kerkesë të Erion Veliajt për afatet e paraburgimit.

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme