Opinion 30 Dhjetor 2024, 19:23 Nga VNA

2024, viti i restauracionit politik Rama-Berisha

Ndaje në Whatsapp
2024, viti i restauracionit politik Rama-Berisha

Ervis Iljazaj

Pavarësisht se di do të shkojë procesi gjyqësor i Sali Berishës, duhet thënë hapur dhe qartë se ai e ka fituar betejën e tij politike. Sali Berisha edhe pse ‘non-grata’ dhe me të gjitha kancelaritë ndërkombëtare kundër, arriti ta fitojë betejën me Lulzim Bashën. Edhe pse në proces gjyqësor dhe me akuza nga SPAK, ai arriti të marrë edhe zyrtarisht logon dhe vulën e Partisë Demokratike zyrtare. Në këtë kuptim, ai është sot lideri kryesor i opozitës shqiptare.

Por çështja është më e gjerë se kaq. Në fakt, ka fituar politika e vjetër shqiptare. Politikën edhe për disa vite të tjera do ta dominojë binomi Rama-Berisha. Politika shqiptare po kalon një fazë që mund të quhet restauracioni.

Restauracioni është një koncept politiko-historik që vjen nga Revolucioni Francez dhe tregon kur e reja nuk fiton dot mbi të vjetrën. Prandaj, sot qartësisht mund të thuhet që tranzicioni shqiptar vazhdon. Sepse të njëjtët aktorë që e kanë dominuar atë janë rikthyer fuqishëm në lojë. Shoqëria shqiptare nuk arriti dot të ripërtërinte klasën politike dhe të krijonte një klasë tjetër. Sistemi deri më tani ka fituar mbi anti-sistemin apo mbi politikën e re.

Ndoshta mund të ketë ndonjë surprizë në zgjedhjet e ardhshme, por duket shumë e vështirë ashtu siç është kristalizuar politika për momentin.

Nuk ka rëndësi nëse Sali Berisha është në opozitë apo mazhorancë, rëndësi ka që është në pushtet, pasi të jesh kryetar i opozitës është një pushtet shumë i madh në jetën politike. Kështu që, duhet pranuar se restauracioni i politikës me protagonizimin e Berishës të rifituar dhe rikthimin e tij si lideri i opozitës është i plotë. Dhe me rikthimin e tij, ka fituar jo vetëm ai, por sistemi politik i vjetër në tërësi.

Tashmë beteja politike nuk zhvillohet më midis aktorëve tradicionalë, midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, por midis politikës që është bashkë dhe drejtësisë. Beteja e fundit që i ka mbetur politikës së vjetër për të fituar është ajo me drejtësinë e re. Ky është thelbi i ngjarjeve të fundit politike. Dhe pyetja që duhet ngritur është nëse me fitoren e politikës së vjetër, me rikthimin e saj, a do mundet ajo të kthejë dhe drejtësinë e vjetër duke eleminuar atë të renë?

Dihet qartë se drejtësia e re në Shqipëri u aprovua nga politika me një imponim ndërkombëtar dhe padëshirën e tyre. Ndoshta është aprovuar dhe në një mënyrë populiste për të treguar se ajo nuk ka asgjë për të fshehur. Mirëpo, tashmë që ka disa kohë që një pjesë e drejtësisë i ka dalë jashtë kontrollit, palët janë bërë bashkë për të përballuar një aktor të ri që ka dalë në qytet, që është SPAK.

Kështu që, për momentin, kanë lënë betejën midis tyre dhe janë bërë bashkë për të zmbrapsur aktorin e ri që po i prishë shumë punë dhe status-quo-n që kanë patur. Njëra palë, opozita, e sulmon hapur SPAK-un duke e quajtur organizatë kriminale, ndërsa tjetra, mazhoranca, bën sikur e mbron në publik, por nën rrogoz bën çdo gjë për ta penguar.

Nuk do ishte farë çudi që në javët, muajt në vijim apo edhe brenda vitit, opozita të marrë pjesë në komisionin e anti-Reformës në Drejtësi që drejtohet nga Xhafaj. Mazhoranca e ka lënë ftesën të hapur. Madje, në ditën kur Sali Berisha fitoi lirinë, Edi Rama vajti dhe mori pjesë në këtë komision në Parlamentin e Shqipërisë.

Interesat për të rikthyer drejtësinë e vjetër dhe për të eleminuar të renë janë të përbashkëta. A do t’ja arrijë politika e vjetër ta kthejë drejtësinë e vjetër? Kjo mbetet për t’u parë, por që restauracioni të jetë i plotë, duhet të ndodhë edhe në drejtësi. Përveç politikës së vjetër, duhet të fitojë dhe drejtësia e vjetër.

 

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme