Opinion 29 December 2024, 22:12 Nga VNA

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për SKY ECC dhe ngjashmëritë me luftën kundër mafies italiane në vitet ’90

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për SKY ECC dhe ngjashmëritë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë neser do te dali me një vendim të rëndësishëm mbi vlefshmërinë e përdorimit të komunikimeve të përgjuara përmes platformës SKY ECC si provë në hetimet penale. Ky vendim do te nxjerrë në pah sfidat e sistemit të drejtësisë në përballjen me krimin e organizuar dhe korrupsionin e klases politike duke rikujtuar një epokë historike në luftën kundër mafies në Itali gjatë viteve 1990.

Në Shqipëri, përdorimi i të dhënave te komunikimeve  nga SKY ECC ka nxjerrë në dritë rrjete të fuqishme të krimit të organizuar. Ky aplikacion, i përdorur gjerësisht nga grupet kriminale për të fshehur komunikimet e tyre, ka sjellë në gjyq figura kyçe të krimit. Megjithatë, debati mbi vlefshmërinë juridike të këtyre provave ka krijuar tensione mes organeve të drejtësisë dhe të akuzuarve, duke sfiduar edhe më tej institucionet që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Situata aktuale në Shqipëri ka ngjashmëri të dukshme me përpjekjet e Italisë për të luftuar mafien në vitet 1990. Pas vrasjeve të gjykatësve Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992, Italia përjetoi një moment kritik ku demokracia dhe drejtësia u vunë në provë. Komisioni Antimafia, nën drejtimin e Luciano Violante, u bë simbol i vendosmërisë për të shkatërruar rrënjët e mafies.

Falcone dhe Borsellino, si dhe figura të tjera heroike, krijuan bazat për një sistem hetimesh më të sofistikuar, duke përdorur dëshmitë e penduarve si Buscetta dhe Mutolo. Ata treguan se si politika dhe mafia ishin të ndërthurura, duke çuar në ekspozimin e lidhjeve kriminale të figurave të larta politike, si Salvo Lima dhe ish-kryeministri Giulio Andreotti.

Ashtu si Komisioni Antimafia arriti të bashkonte forcat politike në Itali për të adresuar kërcënimin e mafies, Shqipëria ka nevojë për një qasje të ngjashme. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi SKY ECC duhet të shërbejë si pikënisje për një bashkëpunim më të thellë midis SPAK, Policisë së Shtetit dhe organeve gjyqësore për të garantuar që krimi i organizuar të mos gjejë hapësira për t’u fshehur.

Eksperienca italiane na mëson se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon guxim, bashkëpunim dhe një sistem të drejtësisë të mbrojtur nga ndikimet e jashtme. Shqipëria është në një moment historik të ngjashëm me atë të Italisë në vitet 1990, dhe vendimet e sotme do të përcaktojnë nëse do të fitohet kjo betejë.

Ashtu si Falcone dhe Borsellino ndërtuan themelet për një drejtësi të fortë në Itali, Shqipëria duhet të vazhdojë të forcojë institucionet e saj, duke përdorur teknologjinë dhe prova të reja,  brenda kufijve të ligjit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme