Opinion 31 December 2024, 18:13 Nga VNA

Ah, darkat familjare, darkat e vitit të ri - një spektakël i paimitueshëm

Ndaje në Whatsapp
Ah, darkat familjare, darkat e vitit të ri - një spektakël i

Nga Lori Sina

Ah, Darkat Familjare, Darkat e Vitit të Ri - Një Spektakël i Paimitueshëm.

Darkat familjare të Vitit të Ri janë si një film që e shikon çdo vit, por skenari asnjëherë nuk ndryshon. Gjithmonë dikush vonohet, dikush tjetër kritikon ushqimin dhe pastaj fillojnë diskutimet e zakonshme: kush është martuar, kush është ndarë, kush ka bërë më shumë sukses dhe kush, për fat të keq, "nuk ka bërë gjë me jetën."

Dikush përpiqet të bëhet ambasador i

paqes duke thënë: "Mos diskutoni tani, është Vit i Ri!" Ndërsa të tjerët ndezin zjarrin duke përmendur tema delikate, sepse si mund të kalojë një darkë familjare e sidomos darka e Vitit të Ri pa dramë?

Gjithmonë ka një "ekspert" që e di më mirë se të giithë nga politika te biznesi e deri te shërimi i gripit me rakinë e hallës dhe me limonat e bahçes.

Pastaj vijnë pyetjet me spec: "Po ti kur do martohesh?","Kur do na e bësh një dasëm?", ose klasikja: "A mos ndoshta ke shtuar pak peshë se vjet sikur ishe më mirë?" (Syri kritik nuk mund të mungojë në një darkë familjare.)

Ata buzëqeshin, por gjithmonë do jetë një që e përmend: ''Epo, është me fat kjo punë!"

Por, midis gjithë këtyre skenave, mes zhurmës, të qeshurave të sinqerta, (ndonjëherë jo dhe aq) dhe debatit për të zgjedhur kanalin

televiziv, orën për fishekzjarrët, ndodh diçka

magjike. Kupton që pavarësisht çdo gjëje, çdo

ironie, çdo vërejtjeje, çdo pyetje të sikletshme, ata janë familja jote.

Dhe si çdo film klasik, përfundimi

është gjithmonë i njëjtë: Dashuria, me të gjitha

format e saj të çuditshme, gjithmonë triumfon.

Gëzuar Vitin e Ri, Familje! Pa ju, as nervat e mia s'do të kishin kuptim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme