Opinion 7 Janar 2025, 14:08 Nga VNA

Majko do e dorëzojë mandatin?

Ndaje në Whatsapp
Majko do e dorëzojë mandatin?

Nga Agim Xhafka

Pandeli Majko është një nga veteranët e Kuvendit të Shqipërisë. I ngulur atje qysh me ardhjen e pluralizmit. Rastësia e solli që për ca muaj të qe dhe kryeministër i vendit. Fillimet i pati me produkt cilësor. Veçanërisht për fjalimet e sinqerta dhe debatet me plot nënkuptime që bënte me opozitarët e veçanërisht me Berishën. Socialistët ngroheshin nga kumti që sillte, por dhe nga buzagazi që nuk i ndahej. Kaq i qeshur paraqitej kudo sa askush nuk e mendonte se Majko mund të shfaqej ndonjë ditë serioz.

Por nëpër vite iu hollua yndyra e mendimeve. I ngeli veç e qeshura e së fundmi, një sëmundje dhëmballe duket se ia “mori “gojën. Harroi të flasë ai që nëpër vite shumë herë fliste dhe kot më kot. Çapitej nëpër evente pas kryeministrit Rama e sidomos pas kryebashkiakut Veliaj. Dilte para banorëve të Tiranës si një garniturë e Lali Erit. Si ato patatet në një meze me biftek. Sërish qeshte pasi fliste Erioni. Kaq, jo më shumë. Deri sa për shembjen e Teatrit, që dikur e mbronte me zell e guxim, heshti natën e shkatërrimit dhe e justifikoi se kishte probleme me dhëmballën. Ndaj s’foli, ndryshe do kishte bërë namin qe nënkuptimi.

Dje Sali Berisha i bëri një akuzë publike për korrupsion dhe vjedhje vote. Akuzë e rëndë, madje e mbushur me plot detaje nga lideri i opozitës. E kur populli mendonte se Pandi nuk do fliste, çështje dhëmballe dmth, ai bëri dje një deklaratë ironike, që në fakt nuk sqaronte gjë e sot i kërkoi kryetares së kuvendit që të shihet arkiva e SHISH e të zbulohet e vërteta në se ai, pra Majko, ka qënë prezent në atë aferë vjedhjeje pasurie publike dhe votash apo jo. Madje shkoi dhe më tej. Dorëzoj mandat e imunit në se rezulton një gjë e tillë.

Sigurisht që kjo aferë duhet zbuluar. Se ka disa çështje penale atje brenda. Një shtet serioz e do që t’i shkohet deri në fund. Por votuesve të Majkos u bën çudi që ky njeri, ky deputet që fle gjumë mbi dhëmballë e nën dhëmballë për vite e vite, fap kërcen sa i preket pak emri i tij. Ai, paçka se i dhemb goja, i ka pasur në sytë në rregull për katastrofën urbane në kryeqytet. Ka parë në çdo njësi ku bën shfaqje me Lali Erin si u zhdukën parqet dhe lulishtet, si mbinë kullat, si nuk u ndërtua asnjë rrugë, si fadromat e bashkisë nxorrën nga banesat plot qytetarë, si ajri është disafish më shumë i helmët nga normat e lejuara, si trafiku po asfikson qytetin, si…E kurrë nuk foli. Madje nuk bëri asnjë kritikë dhe me të qeshur, mbështjellë me fjalë të sheqerosura dmth.

Pandi, dorëzoje imunitetin. Edhe mandatin se je bërë barrë për ata që të votuan. Shko dhe merru me diçka tjetër që nuk ka të bëjë me të folurën. Se do të hapësh vend në Kuvend për dikë tjetër që do ta thotë mendimin e tij në kohën e duhur e ti do e rehatosh përfundimisht atë dhëmballën tënde problematike. Nxito, o zoti Majko, nxito!

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme