Opinion 25 January 2025, 23:36 Nga VNA

Shteti Bektashi!

Ndaje në Whatsapp
Shteti Bektashi!

Është e vështirë të besohet se meraku më i madh i kryeministrit Rama në lidhje me bektashinjtë shqiptarë është mbijetesa e tyre. Papritmas,  nga indiferenca e spikatur shumëdekadëshe për fetë, sot përkujdesja për bektashizmin i kalon edhe caqet e imagjinatës. Domethënë, nëse je në rrezik zhdukjeje, mënyra më e mirë për të mbijetuar është të kesh një shtet tëndin. Kjo histori bie era nga fillimi deri në fund.

E para. Bektashinjë nuk kanë qenë asnjëherë specie në zhdukje në Shqipëri gjatë periudhes së demokracisë. Përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë qenë të përkëdhelurit e të gjitha ambasadave dhe për më tepër, kanë qenë të mbajtur me fonde të majme aq sa në kohën kur myslimanët si maxhorancë e këtij vendi, prej dekadash nuk gëzonin xhaminë e madhe, bektashinjtë kishin mauzeleumin e tyre madhështor edhe pse përbënin 2 5% të popullsisë.

E dyta. Shteti bektashi i cili do promovojë tolerancën fetare. Toleranca fetare në Shqipëri është ndërtuar nga aktorët kryesore fetarë në këtë vend, ku sipas madhësisë është edhe kontributi i tyre. Bektashinjë të cilët deri në 2024 ishin në kufinjtë e 2.5%, nuk mund të përbëjnë premisën kryesore nga ku mund të promovohet tolerance fetare. Pastaj, përse një kërkesë e tillë kur Shqipëria shquhet për këtë fakt tashmë prej kohësh?

E treta. Abuzimi me versionin tolerant të Islamit është sa qesharak aq edhe shqetësuses sepse përbën ndërhyrjen e shtetit dhe politikës në të përcaktuarit se si duhet të jenë besimet fetare. Islami ka një natyrë të vetën e cila është universale dhe përmblidhet ne librin e vet të shenjtë dhe në traditën profetike. Këto janë të vetmet autoritete qe përcaktojnë natyrën e besimit. Toleranca është krenaria e Islamit dhe e faktuar gjatë kursit të historisë. Çdo gjë tjetër jashtë këtij kuti matës është abuziv dhe i devijuar. Një shtet bekashi mysliman i cili do lejojë atë që libri i shenjtë dhe tradita profetike ka ndaluar, e nxjerr automatikisht atë nga të qënurit islam dhe për pasojë nga të qënurit tolerant.

E katërta. Paralelizimi i shtetit bektashi me Vatikanit, është jo vetëm i pavënd por dhe pa asnjë mundësi ngjashmërie. Vatikani në kursin e vet historik 2 mijëvjecar ka një vektor që shkon nga zgjerimi drejt reduktimit. Nga shtrirja ndërkontinetale në histori si shtet në reduktimin e nje minishteti me  Pakttet Laterane në 1929-tën. Vektori i kundërt ndodh me shtetin Bektashi i cili nga një bërthamë e vogël e copëzuar brënda disa shteteve dhe brënda një feje universale si Islami dhe pa qenë kurrë shtet, kërkon të zgjerohet  drejt një shteti si qëndër globale. Kjo behet vetem nese ke qellime te dyshimta gjeopolitike.

E pesta. Bektashinjtë më shumë se  kryeqendër botërore janë një qëndër e cila tenton të jetë panshqiptare. Bektashinjtë nëpër botë nuk e njohin autoritetin e kryegjyshatës bektashiane të Shqipërisë e për rrjedhojë, bie edhe thelbi narrativ i krijimit të këtij shteti. Dashuria për vendin dhe kontributi ndaj tij nuk janë cilësi vetëm e bektashinjve, dhe për më tepër nuk janë kriter për t’u pajisur me të drejtën e formimit të një shtetit të ri.

Projekte të tilla të cilat mund të sjellin demtime të rënda të fibrës fetare dhe sociale në vend, janë tepër të rrezikshme në mjedisin e një shoqërie të lirë si ajo shqiptare. Shumë prej nesh kanë pikëpyetje të mëdha rreth këtij projekti, përgjigjen e të cilit më mirë se kudo tjetër mund ta gjejnë tek prezenca e hebrenjve dhe promovimi i tyre që i bëjnë Baba Mondit.

Nga Redi Shehu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme