Opinion 9 Janar 2025, 19:19 Nga VNA

Aneksimi i Kanadasë do të ishte si një Kaliforni e dytë

Ndaje në Whatsapp
Aneksimi i Kanadasë do të ishte si një Kaliforni e dytë

Ryan McMaken

Donald Tramp dëshiron të ketë kufi të hapur me Kanadanë. Dhe më e pakta kjo është ajo që do të ndodhë nëse Trampi do të përmbushte preferencën e vet të shpallur për aneksimin e Kanadasë, si shteti pesëdhjetë e njëtë i SHBA-së.

Presidenti i zgjedhur Donald Tramp ka bërë një sërë komentesh duke u shprehur se Kanadaja duhet të aneksohet nga SHBA si shtet i ri. Në një konferencë shtypi Tramp tha se SHBA dhe Kanadaja të bashkuara në një shtet të vetëm "vërtet që do të kishin peshë". Në një postim në platformën X/Twitter Trampi renditi një sërë përfitimesh për Kanadanë dhe arriti në përfundimin se "nëse Kanadaja bashkohej me SHBA-në", bashkimi do të çonte në "një komb të madh".

Po çfarë nënkupton "komb i madh". Nëse qëllimi është që SHBA të anojnë më tej kah ideologjia e majtë dhe t’i përngjajë më shumë Kalifornisë, atëherë po, shtimi i Kanadasë si një shtet i ri sigurisht që do të ishte një gjë e mirë. Nga ana tjetër, për njerëzit që e pëlqejnë lirinë, kjo nuk është ide e mirë.

Lloji i votuesit MAGA që mendon se kjo është ide e mirë, në fakt nuk është dhe aq i zoti të zhvillojë mendimin kritik. Nga ana tjetër, ata që janë të aftë t'i mendojnë mirë gjërat, mund të vërejnë se shtimi i Kanadasë si shtet i ri do të hapte kufirin me një vend me 40 milionë kanadezë, shumica e të cilëve kanë pikëpamje politike që anojnë shumë nga e majta në krahasim me pikëpamjet politike të një amerikani mesatar. Duket se të njëjtët konservatorë që ankohen për kalifornianët që po zhvendosen në shtetet e tyre, duan të hapin kufirin me një shtet të ri në veri me madhësi sa Kalifornia.

Kanadaj, në përgjithësi, është shumë e anuar kah e majta krahasuar me SHBA-në. Për shembull, një sondazh i fundit tregoi se 70% e kanadezëve mbështesin ndalimin e të gjitha blerjeve të reja të armëve. 80% mbështesin ndalimet e "armëve sulmuese", pavarësisht përkufizimit të tyre. Këto shifra janë zakonisht 10 deri në 20% më të larta se në SHBA. Po ashtu, 80% e kanadezëve të anketuar zakonisht mbështesin abortin vullnetar. Në SHBA, numri është më afër 60%. Në SHBA, 43% e amerikanëve të anketuar thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të administrohet nga qeveria. Në Kanada, 86% preferojnë që kujdesi shëndetësor të administrohet nga qeveria. Për më tepër, pjesa dërrmuese e votuesve kanadezëve prej kohësh ka kundërshtuar lirinë e fjalës, pasi nga vitet 1970 kanë miratuar ligje drakoniane për "gjuhën e urrejtjes". "Konservatorët" kanadezë në thelb përafrohen me demokratët e qendrës në Amerikë. Njerëzit që mund të quhen konservatorë ose libertarianë në Amerikë janë një pakicë shumë e vogël në Kanada.

Me sa duket, plani i Trampit, i duartrokitur me entuziazëm nga shumë prej mbështetësve të tij besnikë të MAGA-s, është t’i shtojë SHBA-së miliona votues që duan kujdes shëndetësor nga qeveria, ndalim të të gjitha armëve, më shumë lejim aborti dhe më shumë ligje për gjuhën e urrejtjes. Për më tepër, Kanadaja do të ishte në SHBA shteti më i madh ose i renditur dyti për nga madhësia, duke siguruar dhjetëra vota të reja kolegji zgjedhor për demokratët. Pra, me Kanadanë si shtetin e pesëdhjetë e një, e vetmja mënyrë që republikanët të mund të fitonin në një raund tjetër zgjedhjesh kombëtare do të ishte të zhvendoseshin edhe më tej majtas sesa janë zhvendosur deri më sot. Me një "Kaliforni të dytë", Kongresi do të zhvendosej ndjeshëm kah e majta, pasi votuesit kanadezë do të zgjidhnin për në Kongres dhjetëra anëtarë të rinj me ideologji politike kanadeze.

Disa nga ata që mbrojnë aneksimin mund të pretendojnë se nuk do të krijohej problem nëse çdo rajon kanadez do të shndërrohej në një shtet të ri. Por edhe kjo nuk do të ndihmonte shumë. Shumica e kanadezëve jetojnë ose në Ontario, ose në Kebek, dhe këto rajone kanë prirje të theksuara kah e majta. Rajonet "konservatore" të Kanadasë, si Alberta dhe Saskatçeuan do të ishin ndër shtetet më të vogla nëse do t'i shtoheshin SHBA-së, pa përmendur që konservatorët kanadezë sipas standardeve amerikane konsiderohen të qendrës.

Po ashtu, nuk ka asnjë asrye të supozohet se kanadezët do të qëndrojnë në Kanada nëse Trampi ka sukses në heqjen e kufirit në veri. Shumë prej tyre mund të zhvendosen drejt Jugut duke shtuar masën e votuesve me prirje qendër të majtë dhe shumë të majtë në qytetet dhe rrethinat e tyre në SHBA. Migrimi ka të ngjarë të jetë më i madh se çdo migrim që mund të kemi parë deri më sot nga Kalifornia, pasi Kalifornia ka pozicion gjeografik dhe klimë shumë të mirë. Nga ana tjetër, Kanadja ka të gjitha taksat më të larta, ka më shumë rregullime dhe kosto jetese më të lartë sesa Kalifornia, por edhe klimë të tmerrshme. Eksodi kalifornian do të duket një çështje e parëndësishme përballë atij kanadez. Nëse Trampi e arrin atë çka do, përgatituni për biseda të zhurmshme të fqinjëve të rinj kandezë, që sapo kanë zbritur në jug, dhe që do t’ju mbajnë fjalime për nevojën për kujdesi shëndetësor dhe ndalimin e armëve.

Në të vërtetë, perspektiva e aneksimit të Kanadasë nxjerr në pah disa këndvështrime të reja interesante mbi problemin e kufijve të hapur. Konservatorët zakonisht e përshkruajnë debatin për kufijtë e hapur si një problem që çon në pranimin e më shumë emigrantëve që mendohen si të padëshiruar të "botës së tretë". Përkundrazi, na thuhet, SHBA duhet të kërkojë të importojë më shumë emigrantë të "botës së parë". Importimi i miliona kanadezëve (kryesisht) të bardhë nga "bota e parë" mund të mos rezultojë ashtu siç e mendojnë shumë konservatorë./Marrë nga Mises Wire/

 

Video

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen dita-ditës, me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore në mbarë vendin. Ndërsa mobilizimet vazhdojnë të rriten, vëmendja është përqendruar te mbledhja e Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, ku pritet të përcaktohet strategjia dhe kërkesat për zgjidhje konkrete. Bllokime të shumta janë regjistruar në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Akaia, ndërsa sipas fermerëve, veprime edhe më radikale, si bllokimi i porteve dhe doganave, janë në shqyrtim. Aksi ndërkombëtar Kakavijë–Janinë mbetet i bllokuar, duke lejuar vetëm lëvizje emergjente dhe urgjenca mjekësore. Fermerët deklarojnë se kërkojnë masa urgjente dhe theksojnë se nuk pranojnë dialog formal pa rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, qeveria paralajmëron masa të forta ndaj veprimeve agresive dhe përplasjeve me policinë, të cilat janë shfaqur gjatë përpjekjeve për të bllokuar edhe aksesin drejt aeroporteve. https://www.vna.al/rajoni/fermeret-greke-intensifikojne-protestat-bllokime-masive-ne-rruge-dogana-d-i17605

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikoi pamje nga operacioni i ndalimit të një anijeje të lidhur me një kartel trafiku droge, që transportonte rreth 20,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor. Në videot e publikuara shihet një snajperist i Rojës Bregdetare që godet motorin e skafit për ta çaktivizuar, duke lejuar më pas që një anije tjetër me forcat speciale të kryejë arrestimin e ekuipazhit. Operacioni tregon koordinimin e forcave amerikane për të parandaluar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Këto janë pamjet kur një i moshuar në Durrës ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me shkop druri. 70-vjeçarja shihet duke ikur me vrap nga shkallët e banesës në lagjen nr. 17, ndërsa i moshuari e ndjek me shkopin në dorë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit, dhe si pasojë e sulmit gruaja pësoi dëmtime të rënda fizike, duke u dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. https://www.vna.al/kronika/tentoi-te-vriste-bashkeshorten-arrestohet-76-vjecari-ne-durres-i17596

Greqia prej disa ditësh po përballet me një situatë të rënduar atmosferike, e shoqëruar me stuhi dhe reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar përmbytje të gjera në disa zona të vendit. Për shkak të nivelit të lartë të ujërave, qindra banorë janë detyruar të evakuohen, ndërsa shumë banesa dhe biznese ndodhen nën ujë. Situata është më problematike në Farsalë, ku lumi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar zonat e banuara, çka ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë menjëherë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme