Opinion 18 January 2025, 19:21 Nga VNA

Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?

Ndaje në Whatsapp
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit

Nga Namir Lapardhaja

Pasi i ndau, i rrahu, i shau, i keqpërdori, i akuzoi, i linçoi, i futi në konflikt dhe përçarje me njëri-tjetrin, nuk i dëmshpërbleu, u dha pronat e tyre komunistëve, i bëri pis një pjesë të tyre për herë të dytë ngjashëm me metodat e sigurimit të shtetit, duke përdorur dosjet për armiqtë dhe duke i mbajtur fshehurazi për 'miqtë', Berisha mblodhi sot një pjesë të të përndjekurve politikë dhe i poshtëroi publikisht. Duke krahasur të pakrahasueshmen, i tha se vuajtja dhe burgimi i tyre dikur është i ngjashëm me atë të Ilir Metës sot. Më shumë se sa fyerje, kjo është tallje, më shumë se sa të evidentohet, kjo duhet të përçmohet, por, kur bëhet për atë që ka pasur shumë në dorë dhe ka bërë kaq pak, pa reagim nuk mund të lihet.

Poshtërimi nuk ka anë e udhë, kur krahason vuajtjen e tyre nga një prej regjimeve më të egra të krejt Evropës, që s'kishte as din e as iman, as logjikë e as derman, as mëshirë e as ndjenjë, sepse ishte pjellë e shejtanit, me 'vuajtjen' e një politikani si Ilir Meta, për të cilin, thuajse, e gjithë shoqëria shqiptare dakordëson se është i korruptuar, edhe sikur gjykata t'i japë certefikatë 'virgjërie', që ka gjasa të ngjajë aq sa shanse ka gomari të fluturojë. Nga këto fyerje për një shtresë të tërë shoqërore, vetëm Sali Berisha mund të bëjë. Ndiej keqardhje edhe për ata bashkëvuajtës që ia dinë për nder këtij ish-sekretari partie në qeverisjen e tij të parë se iu gjeti nga një vend pune si polic apo pozicione të ngjashme. Përtej respektit për profesionin, edhe në ato vende, i vendosi për t'i poshtëruar, për t'i futur në konflikt me pjesën tjetër të shoqërisë, për të mbajtur peshën e korrupsionit dhe të keqqeverisjes. Por të gjitha mund t'i faleshin dhe t'i bëheshin kabull përveçse këtij krahasimi të vuajtjes së tyre me këtë të një hajduti të certefikuar me zë dhe figurë si Ilir Meta. Me pak fjalë, u tha që ju jeni hajdutë si ai.

Kjo nuk mund të falet. Kjo meriton të dënohet, në zgjedhje të mosvotohet dhe pushtetin të mos e shoh kurrë me sy.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme