Opinion 19 Janar 2025, 21:02 Nga VNA

Oazet e kulturës

Ndaje në Whatsapp
Oazet e kulturës
Nga Trëndelina Gashi

Filloi stina e re koncertore dhe e shfaqjeve të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar dhe në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP). Javën e kaluar artdashësit e muzikës klasike patën rastin të ndjekin dy koncerte me pjesë të zgjedhura, që po të shprehemi figurativisht të çojnë në një tjetër botë. Për disa orë, brenda në sallën e Universitetit të Arteve dhe në sallën e TKOBAP-së vërtet harron çdo shqetësim personal dhe çdo shqetësim që të shkakton tallavaja e përditshme politike, mediatike e ambientale në Tiranë.

Edhe sallat kanë filluar të mbushen plot, jo se cilësia e orkestrave apo bukuria e pjesëve të zgjedhura për shfaqje ka munguar më parë. Një ndjekës i rregullt i këtyre aktiviteteve e ka të qartë që gjithmonë ka ekzistuar një performancë cilësore e orkestrave të RTSH-së dhe të TKOBAP-së. Por siç duket publiku gjithmonë e më shumë po ndjen nevojën e arratisjes nga realiteti, qoftë edhe për pak orë.

Të enjten më 17 janar, Orkestra Simfonike e RTSH-së, nën drejtimin e një dirigjenti të ri, Gridi Kraja, që performoi me mjaft disiplinë dhe autoritet, i solli publikut simfoninë nr. 2 të Brahmsit, “Tzigane” nga Ravel, të interpretuar në violinë nga solistja Laura Llozi, si dhe “Valsi i Mjelmës” dhe “Symphodance energy” të kompozitorit shiqptar Peçi. Salla e Universitetit të Arteve, pavarësisht modestisë që ka dhe mungesën e mirëmbajtjes që shfaq, përsëri të ndjell ngrohtësi. Format dhe gdhendjet klasike, aq të pakta sa janë, harmonizohen më së miri me muzikën që luhet në të.

Në të kundërt salla e TKOBAP-së, pavarësisht se e rinovuar vitet e fundit, nuk të tërheq nga ana arkitekturës dhe ngjyrave, është një mjedis artificial për muzikën e mrekullueshme që luajnë në të instrumentistët shqiptarë dhe të huaj apo shfaqjet operistike dhe solistët e mirënjohur. Këtë të premte, më 18 janar, u përpoqa të mos e vështroj shumë sallën e TKOBAP-së. Vëmendjen ma rrëmbeu loja virtuoze dhe e gjallë e pianistit italian Xhovani Bertolaci me koncertin nr. 3 për piano dhe orkestër të Sergei Rahmaninof (në videon bashkëlidhur), si dhe performanca e orkestrës me simfoninë nr. 5 të Çaikovskit, nën dirigjimin pasionant të dirigjentit italian Serxho Alapont. Vërtet ishte bukur! Ishte mrekulli!

… derisa një pjesë e publikut shqiptar që mbush sallat ka ende nevojë të disiplinohet. Në këto salla dhe koncerte shkohet për të shijuar çdo sekondë dhe çdo notë muzikore. Andaj të shqetëson fakti që ende disa nga artdashësit kanë dëshirë të zhvillojnë biseda mes tyre apo të kolliten pa fund ndërsa në skenë performohet. Ju lutem artdashës respektojini më shumë artistët dhe shfaqjet e tyre.

Ndërsa të dy orkestrave i urojmë të na dhurojnë shfaqje të tjera shpirtzbutëse.

  [video width="478" height="850" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2025/01/653e584f-a04c-428a-8388-6467b0bb05d5.mp4"][/video]

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme