Kronika 17 June 2026, 12:50 Nga VNA

Milionat euro cash, fuçi të groposura dhe apartamente për fshehjen e parave, çfarë zbulon dosja e SPAK për vëllezërit Aliu

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-17 at 12.50.05 PM.jpeg

Karteli kriminal i drejtuar nga Salvatore Shpëtim Aliu dyshohet të ketë pastruar miliona euro në Shqipëri, kryesisht në ndërtimin e vilave apo hoteleve luksoze.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se Isa Aliu ka një rol kyç në menaxhimin dhe pastrimin e parave të kokainës për llogari të vëllait të tij, Salvatore Aliu. Nga hetimet është dokumentuar se grupi i drejtuar nga Isa Aliu ka marrë të paktën 30 milionë euro cash nga vëllai i tij dhe i ka investuar në fushën e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme, vlera të konsiderueshme të ardhurash.

SPAK thotë se, referuar bisedave në Sky ECC, përcaktohet qartë roli i vëllezërve në këtë grup kriminal të drejtuar nga Salvatore alias Shpëtim Aliu. Ky i fundit, një pjesë të parave të përftuara nga përfshirja e tij në trafikun ndërkombëtar të kokainës, e dërgon në Shqipëri te vëllai i tij Isa Aliu.

Burimet thonë se më datë 30.08.2020 Isa Aliu informon Salvatore Aliun se ka gjendje 6 milionë euro cash. Më 15.09.2020 e informon se ka gjendje 9 milionë e 800 mijë euro.

Ndërsa më 13.09.2020 Salvatore e informon Isain se në vijim do të marrë edhe 20 milionë euro të tjera.

Në komunikimet e zbardhura nga Sky ECC, vëllezërit Aliu flasin edhe për mënyrat e fshehjes së parave. Salvatore Shpëtim Aliu e orienton vëllain sesi mund t’i fshehë paratë; duke i groposur në fuçi 50 litrash, apo edhe duke blerë apartamente të posaçme, me qëllim për t’i fshehur në brendësi të ndarjeve të ambienteve që mund të bëhen nëpër këto ambiente.

Në biseda, Salvatore Aliu shfaqet i shqetësuar për fshehjen e mirë të parave cash, duke i treguar të vëllait që duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mund t’u ndodhë ndonjë surprizë edhe nga autoritetet shtetërore, duke qenë se tani janë në nivele të rënda.

Salvatore alias Shpëtim Aliu rezulton se ka furnizuar me kokainë grupimet e Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës, Sokol Bibajt, Jetmir Pepajt, Armando Pacanit etj.

Vetëm nga komunikimet e dokumentuara në dosje rezulton se brenda pak javësh vëllezërit Aliu flasin për 6 milionë euro cash, më pas për 9.8 milionë euro dhe për ardhjen e 20 milionë eurove të tjera. Në total, sipas hetimeve, grupi i drejtuar nga Isa Aliu ka marrë të paktën 30 milionë euro cash nga Salvatore Aliu. Janë pikërisht këto shifra, së bashku me investimet e dyshuara në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme, që e vendosin skemën e dyshuar të pastrimit të parave në qendër të hetimit të SPAK ndaj organizatës kriminale të drejtuar nga Salvatore alias Shpëtim Aliu.

Lexo gjithashtu

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme