Opinion 27 January 2025, 18:27 Nga VNA

Shqiptarët duhet të ndërtojnë muzeume ku të tregojnë gjenocidin që kanë pësuar. Përfshirë dhe një muzeum të premtuar për holokaustin

Ndaje në Whatsapp

27 janari është shpallur nga OKB si Dita Ndërkombëtare për Përkujtimin e holokaustit, ose si njihet ndryshe edhe Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, që kryesisht asociohet me gjenocidin e kryer ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që në realitet pati viktima edhe nga grupe të tjera minoritetesh. Kjo është një ditë që, ndryshe nga shumë vende apo popullsi të tjera në Europë, Shqipëria e përkujton me një ndjenë krenarie për faktin se në territorin e saj nuk ndodhi gjenocid, popullsia hebreje u mbrojt. Jo vetëm kaq, por Shqipëria u kthye edhe në një vend tranziti apo shpëtimi për hebrenj të ardhur nga vende të tjera.

Përpjekjet për shpëtimin e hebrenjve kishin filluar që në vitet 1933-1934 nga Mbretëria Shqiptare dhe vijuan deri edhe në periudhën e regjencës, si derivat i politikës së neutralitetit. Vetë Herman Nojbaher, guvernatori i Hitlerit për Ballkanin, kujton: “Ribentropi më telefonoi në Beograd dhe më njoftoi se Fyhreri dëshiron “një Shqipëri të pavarur të shpallur me iniciativën e vet” … Mehdi Bej Frashëri (kryetari i Regjencës), nëse lejohem ta vlerësoj, është shpikësi I një kategori të re në të drejtën ndërkombëtare. Ai më propozoi që Gjermania të njohë neutralitetin e Shqipërisë. Bëhej fjalë për një ‘neutralitet relativ’…”.

Por le të mos shkojmë shumë larg. Qendra e Përkujtimit të Holokaustit në Shkup e ka të dokumentuar kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e familjeve hebreje nga Maqedonia. Në një nga shënimet e muzeut (foto) tregohet rrugëtimi i një familje hebreje nga Maqedonia, një pjesë e të cilës i mbijetoi luftës duke u fshehur në Shqipëri.

Ndoshta edhe muzeumet e holokaustit që po na i reklamon kryeministri Rama se do i ndërtojë nëpër Shqipëri, do të kujdesen të dokumentojnë plotësisht kontributin e shqiptarëve. Sepse është e qartë se shpirti shqiptar nuk ka nevojë të edukohet kundër holokaustit. Ai është popull që nuk ka kryer kurrë një akt të tillë as ndaj armiqve të vet. Por ndërkohë ne shqiptarët do të duhet të fillojmë të ndërtojmë muzeume ku të tregojmë historinë e gjenocidit që kemi pësuar prej të tjerëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme