Opinion 15 Shkurt 2025, 12:41 Nga VNA

Primaret pa debate, pa diskutime dhe pa ide s’kanë asnjë vlerë

Ndaje në Whatsapp
Primaret pa debate, pa diskutime dhe pa ide s’kanë asnjë

Nga Ervis Iljazaj

Partia Demokratike duket sikur ka rënë në një kurth statutor që nga koha e konfliktit brenda saj. Sali Berisha duke qene se premtoi një parti të hapur dhe demokratike me rikthimin e tij në krye të PD vendosi një normë statutore ku parashikohet se kandidatët për deputetë do të zgjidheshin nëpërmjet pirmareve. Në fakt, partitë politike në Shqipëri për t’u dukur sa më demokratike, ndonjëherë përcaktojnë norma statutore që s’kanë as logjikë politike dhe nuk janë as praktika në vende të tjera me demokraci të zhvilluara.

E para, sepse kemi hyrë në fushatë elektorale dhe shumë prej atyre që do të kandidojnë për deputetë tashmë kanë filluar takimet, sidomos jashtë Shqipërie. Është absurde që njerëz të tjerë kanë filluar fushatën jashtë Shqipërisë dhe të tjerë mund të garojnë për deputetë.

E dyta, sepse primaret zakonisht zhvillohen për organet ekzekutive dhe jo ato legjislative. Nuk ka asnjë vend në botën demokratike, sidomos në republikat parlamentare, që të zhvillojë primare për kandidatët për deputetë. Zakonisht kandidatët për deputetë zgjidhen nga organe te partisë. Nëse vërtetë një parti ka demokraci të brendshme, organet që propozojnë kandidatë për deputetë janë asambletë e degëve të ndryshme duke forcuar rolin e anëtarëve dhe strukturave nga poshtë-lart.

E treta, dhe më e rëndësishmja, është fakti se nuk mund të ketë primare për kandidatët për deputetë pa debate, diskutime dhe ide të cilat garojnë.

Çdo primare ka në qendër të saj debate midis kandidatëve, idetë që ata shfaqin dhe vizionin e tyre politik.

Në kushte që këto debate janë të pamunduara për t’u zhvilluara për kanidatët për deputetë, cilat janë kriteret që anëtarësia e PD do të zgjedhi kandidatët?

Si do të të votojë një anëtar i PD kadindatët kur se ka idenë se çfarë idesh ai ka, se çfarë mendon për partinë, për Shqipërinë apo për zonën për të cilët kandidon për t’u zgjedhur?

Çfarë do të vlerësojë kur nuk mund t’i dëgjojë kandidatët dhe idetë e tyre në një debat publik?

Mbetet vetëm që të votojë në bazë pëlqyeshmërie apo njohjes, apo ndoshta edhe në bazë të direktivave nga lart. Në këtë kuptim, primaret brenda partisë kaq afër zgjedhjeve, jo vetëm që nuk kanë asnjë logjikë politike dhe demokratike, por ndoshta sjellin dhe perçarje brenda saj, të panevojshme në kushtet kur gara është kaq afër.

Prandaj primaret e PD, nuk janë gjë tjetër veçse një kurth statur i kotë, dhe ndoshta votë për të legjitimuar zgjedhjet e kryetari të saj. Primaret gjithashtu, jo vetëm që do të legjitimojnë në mënyrë ‘’demokratike’’ vendimet e Kryetarit, por ndoshta përdoren nga i ky i fundit edhe si presion për rryma të caktuara brenda Partisë Demokratike.

Të gjithë tashmë e dimë që ajo parti drejtohet me dorë të hekurt nga Berisha, dhe vështirë se primaret do t'a deformojnë këtë realitet. Përkundrazi, do t'a forcojnë edhe më shumë rolin e padiskutueshëm te ajo e parti të Sali Berishës.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme