Opinion 16 Shkurt 2025, 16:21 Nga VNA

Kujt i duhet Nesti Angoni?

Ndaje në Whatsapp
Kujt i duhet Nesti Angoni?

Nga Ergys Mërtiri

Kush është Nesti Angoni? Kush fshihet pas tij? Pse e ka denoncuar ai Erion Velian? Kush po ia fut Kryetarit të Bashkisë? Ky është preokupimi i përditshëm i opozitës dhe mediave të oborrit oligarkik që i vjen avazit. Berisha po ripërsërit në çdo dalje publike se Nesti Angoni është Belinda Balluku dhe arrestimi i Veliajt është pasojë e luftës së brendshme në PS.

Se kush është Nesti Angoni, këtë nuk e di askush dhe, pavarësisht se edhe shumë gazetarë bëjnë sikur kanë informacion, në realitet të gjithë vetëm spekulojnë pa asnjë fakt. Pas tij mund të jetë Balluku apo edhe gjithkush tjetër që, për interesa, hakmarrje apo vetëmbrojtje interesohet të godasë Veliajn.

Por ç’rëndësi ka se kush është Nesti Angoni?

Rëndësi këtu kanë faktet skandaloze që kompromentojnë Kryetarin e Bashkisë dhe spostimi i vëmendjes nga korrupsioni tek intrigat e hamendësuara kundër tij vetëm sa i ndihmojnë atij dhe Ramës në këtë moment të vështirë.

Pyetja është: përse merret Berisha me Nesti Angonin?

Sepse me arrestimin e Veliajt iu thërrmua e gjithë alibia e deritanishme kundër SPAK-ut ndaj tashmë i duhet të bëjë akrobacira për të sajuar një alibi të re. Ndërsa ka tre vjet që iu thotë shqiptarëve se SPAK-u është organizatë kriminale në duart e Ramës sot, kur askush nuk e beson më këtë, Berishës i duhet t’iu mbushë mendjen militantëve se dënimi i Veliajt ka ardhur prej vetë njerëzve të Ramës dhe se SPAK-u tashmë është vënë në shërbim të luftës së brendshme në PS.

Prej tre vjetësh iu ka treguar shqiptarëve një përrallë ku Rama dhe Soros, del të kenë organizuar një komplot kundër opozitës. Përralla thotë se ata kanë ndikuar shtetin amerikan të Trampit dhe Bajdenint për të bërë një reformë në drejtësi, me anë të së cilës do të shkatërronin opozitën duke burgosur Sali Berishën dhe Ilir Metën, çfarë do ti jepte Ramës pushtet të përjetshëm.

Mirpo tani del se SPAK-u po godet Ramën në mënyrë të dukshme dhe shkatërruese. Duhet tashmë një përrallë e re sipas së cilës SPAK-u ka ndryshuar kurs për shkak të ardhjes së Trampit. Berisha po thotë tashmë se ardhja e Trampit ka sjellë turbullim në prokurorët e SPAK-ut dhe i ka dhënë forcë edhe ndonjë prokurori të ndershëm brenda tij.

Befas del se brenda “organizatës kriminale” komplotiste paska edhe prokurorë të ndershëm të cilët gjejnë kurajë të godasin vetë shefin e organizatës! Del gjithashtu se “organizata kriminale” nuk paskësh qenë nën urdhërat e Edi Ramës, por nën urdhërat e SHBA-së, përderisa e braktis dhe madje edhe e godet kaq kollaj Edi Ramën, për llogari të shefit të ri të administratës amerikane!

Në fakt, nuk kemi asnjë provë që presidenti Tramp do ndërrojë qasje ndaj reformës në drejtësi. Edhe nëse kjo është e mundshme, për momentin nuk kemi asnjë fakt, çfarë do të thotë se SPAK-u nuk ka asnjë arsye të bëjë veprime të nxituara dhe kaq ekstreme para se këtë t’ia kërkojë vetë administrata e re. Në fakt gjithçka që SPAK-u ka bërë është avancim i punës së tij të nisur që herët, për të vënë para drejtësisë njerëz të pushtetshëm nga ana e qeverisë dhe opozitës.

Por kaq nuk mjafton. Alibia e re e Berishës mbi ndryshimin e kursit të SPAK-ut, përveç se fut ujë logjikisht, nuk përmbush nevojat e tij për ta përdorur në rast kërcënimesh të reja në të ardhmen nga kjo prokurori. Ai e di që është në gjyq për çështjen e klubit Partizani dhe është në hetim për të paktën dy dosje të tjera: 21 janarin dhe Gërdecin. Për këtë arsye, atij i duhet një alibi ku të mos heqë dorë nga lufta kundër SPAK-ut, pavarësisht se kjo e ekspozon keq, për shkak se tashmë edhe Rama ka hyrë në luftë të hapur kundër tij.

Për rrjedhojë, Berisha tashmë është i detyruar të vizatojë një portret të ri për SPAK-un, me dirtëhije ku, ndryshe nga më parë, ai tashmë bën edhe punë të mira për shkak të luftës së brendshme në PS. Në mënyrë që mishi të piqet e helli mos digjet, Berisha do vazhdojë të arnojë dëshpërimisht pëlhurën e gënjeshtrës që tjerr e ç’tjerr prej tre vitesh si Penelopa në pritje të një Odiseje që mund ta ndihmojë për një rrugëdalje prej fatit të tij të pashmangshëm.

 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme