Opinion 24 March 2025, 14:34 Nga VNA

Votimet në Shqipëri si martesat me mblesëri

Ndaje në Whatsapp
Votimet në Shqipëri si martesat me mblesëri

 

Më 11 maj shqiptarët brenda e jashtë atdheut do të shkojnë te kutitë e votimit për të zgjedhur deputetët e Kuvendit Popullor. Pra do caktojnë se cilët do jenë përfaqësuesit e tij për të qeverisur. Normal, do bëhen fushata, do shpalosen programe, do bëhen premtime dhe votuesi pasi t’i peshojë e t’i shohë nën interesat e tij do të verë shenjë te ai kandidat që përmbush pritmëritë e tij. Në fakt kështu duhet të ndodhë. Siç ngjet në shtetet demokratike. Por tek atdheu ynë Kodi Zgjedhor është hartuar e miratuar me aq marifete sa nuk gaboj po të them se Kuvendi Popullor është “zgjedhur” pa nisur ende votimi. Pra jo pas 11 majit, por shumë kohë përpara. Qysh në 2008 janë salduar kriteret, pra emrat e deputetëve që do përfshijë barku i sallës ku votohet për fatet e vendit.

Shkurt dhe në mënyrë figurative votimet në Shqipëri janë fiks si dasmat me mblesëri. Po mblesë janë kryetarët e partive. Ata vendosin se me cilët dhëndurë do të martohet Shqipëria. Zgjedhin jo të mençur, jo të pashëm, jo punëtorë, jo krenarë, por besnikët deri në lëpirje, servilët, dallkaukët dhe inferiorët. Vendosen emrat e tyre varg në listën e votimit e ndërkohë kryetarët e partive këndojnë refrenin e njohur të një filmi:

-Në mos njëri moj, tjetri,

Çupën do ma marrë.

Salla e Kuvendit është kthyer në notere të kryetarëve. Atje vijnë ligje klienteliste, grabitje të futura në nene pa fund, ndarje pasurish të vendit te një grusht njerëzish e dhëndurët e mblesëve ngrenë kartonat. As flasin, as debatojnë, as kundërshtojnë. Se ndaj i kanë futur në atë sallë, ndaj u japin pagë të majme, ndaj i lejojnë të vjedhin edhe diçka nëpër tendera.

11 maji po vjen. Partitë në fushatë dalin formalisht. Sa për të bërë adetin. Kaq siguri kanë me këtë Kod sa nuk flasin për progres, për ekonomi, për investime, por për timon, për tepsi, për kënetë, për burgun 313, për gjyqe në Amerikë, për Soros e antiSoros. Populli dëgjon, qan, qesh, mendon dhe pyet veten:

-A ia vlen të shkoj te kutia kur ajo është mbushur me emra ende pa lëviz nga shtëpia? A ia vlen ta përdhos votën, të zhvlerësoj veten? Jo, nuk ia vlen.

 

Nga Agim Xhafka

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme