Opinion 20 March 2025, 11:34 Nga VNA

Ndryshimet në preferencën e votës: PS mbetet e para, PD ngushton diferencën, elektorati gri i qëndrueshëm

Ndaje në Whatsapp

Barometri Euronews po mat çdo muaj preferencën e votës së qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin në momentin kur kryhet sondazhi. Deri tani janë publikuar tre rezultatet për dymatjet e parë të vitit, që nxjerrin si më të preferuar partinë në pushtet të kryesuar nga Rama dhe të dytën më të preferuar partinë kryesore opozitare të kryesuar nga Berisha.

Interesante është të shihet jo vetëm “fotografia” e preferencës së votës për çdo matje, por edhe zhvendosjen e saj në kohë. Sigurisht dy matje nuk tregojnë prirje të konsoliduar.

Ajo që bie në sy drejtpërdrejt është:

▪ Ngushtohet diferenca ndërmjet dy partive kryesore PS – PD me 1.5 pikë, pasi ka rënie preference për PS dhe rritje përPD.

▪ Kategoria e votuesve “abstenues” po i quajmë, pra që zgjedhin njërën nga alternativat “nuk di”, “nuk votoj”, “nuk përgjigjet”, në total mbetet njësoj. Këtë kategori zakonisht analistët e konsiderojnë elektorat, nëse ndajnë mendjen për votën apo të marrë pjesë në votime mund të ndryshojë balancën ndërmjet partive, sidomos atyre kryesore.

▪ Grupi i partive të reja dhe të tjera, në total ka rënie preference, me rreth 1.4 pikë dhe rënien më të madhe e shohim në preferencën për partinë “Shqipëria bëhet”. Jo vetëm kaq po nëse diferenca mes këtij grupi dhe PS-së mbetet e njëjtë, diferenca e këtij grupi me PD-në është rritur në favor të PD-së. Kjo konfirmon që elektorati rilindas mbetet I konsoliduar rreth partisë së tij dhe është elektorati opozitar ai që ka shpërndarje në mës të partive të ndryshme. Nëse prirja konsoliduese rreth PD-së pritet të forcohet sa më shumë I afrohet zgjedhjeve kjo mbetet për t’u parë.

Deri tani dy janë konkluzionet kryesore. PS vijon të jetë më e preferuar dhe elektorati “abstenues” më i qëndrueshëm.

Preferenca e votës dhe diferenca ndërmjet matjes së parë dhe të dytë

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme