Opinion 9 Prill 2025, 14:45 Nga VNA

T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Ndaje në Whatsapp
T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Redi Shehu 

Që jemi një vend i vogël, kjo as që diskutohet. Që kemi nevojë për aleatë që të na mbështesin dhe të na mbrojnë, edhe kjo nuk vihet në diskutim. Por, që të jemi të vegjël dhe në të njëjtën kohë pa parime dhe nder, kjo është tërësisht e refuzueshme. Të qënurit vend i vogël nuk do të thotë se masa jote përcakton marëdhëniet e tua me moralin dhe të drejtën. Përkundrazi dinjiteti merr formën më të bukur nëse duke qenë i vogël dhe i pafuqishëm i qëndron fort vlerave dhe të vërtetës. Kryeministri shqiptar Rama, për habinë e të gjithëve, la më gojë hapur edhe strategët më të mëdhenj të fushatave elektorale, kur vetëm një muaj nga data e votimeve i hip avionit dhe shkoi tamam  në vendin e gjenocidit, në kohën e gjenocidit për të takuar autorët e gjenocidit. Kjo, jo për të negociuar paqen, jo jo, por për të marrë një medalje nga presidenti Izraelit për ndihmën që shqiptarët i kanë dhënë hebrenjve gjatë persekutimit nazist. Është interesant ky përdorimi që zionistët hebrenj i bëjne historisë duke evokuar persekutimin e tyre në kohën kur sot ata janë autorë të holokaustit palestinez. E ku ka më mire se sa krimineli të qëndrojë përballë viktimës së tij, i lyer me gjakun e rrejshëm të tjetrit, dhe të ulërijë “ndihmë- ndihmë”. Edhe pasi kanë 75 vite që bëjnë kasaphanë pas kasaphane ndaj popullit palestinez në token, detin dhe ajrin e tyre, kulmojnë me masakrën e fundit në Gaza që tani regjistron 65 mijë palestinezë të vrarë ku 70% e tyre jane vetëm gra e fëmijë. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, kryeministri shqiptar ofron edhe një seri muzesh hebreje nga Tirana në Vlorë, pa i shpejguar zgjedhësve të vet dhe të gjithë shqiptarëve se bazuar mbi çfarë meritash këto muze do ngrihen. Çfarë ka qenë e spikatur në kontributin e hebrenjve në Shqipëri? Çfarë kanë bërë ata në lidhje me pavarësinë, shtetin, apo ekonominë shqiptare ndër shekuj? Cili është ndikimi i tyre në kulturën shqiptare? A kanë pasur ato një ndikim në çështjen tonë kombëtare, kur edhe Kosovën e njohën shumë vonë bazuar në marrëdhëniet tipike çifute “më jep të jap”, më njih Jeruzalemin si kryeqytet të të njoh unë ty. Të qënurit i vogël, nuk është gjithmonë një mallkim. Nëse nuk mund të bësh gjëra të mëdha, atëherë mund të mbash qëndrime të mëdha. Por që ta bësh këtë, duhet të jesh i lirë. Që një lider të jetë i lirë duhet të jetë vetvetja e që të jetë vetvetja duhet të jetë i emancipuar nga varësitë e pushtetit dhe mëkateve që ai prodhon. Ndryshe, je subjekt i kontrollueshëm, i manipulueshëm e cila zvogëlon bashkë me madhësinë e lidershipit edhe madhësinë e vendit të cilin e përfaqëson. është pikërisht kjo që ka ndodhur me vizitën e kryeminstrit shqiptar në Izrael. I detyruar të flasë me gojë atë që konsidertohet atentat elektoral në pragun e fushatës zgjedhore, nga një shtet gjenocidal i cili nuk i bëhet vonë se zvoglimi i liderit shqiptar prodhon një vend akoma më të vogël dhe akoma më të izoluar moralisht nga pjesa tjetër e globit.

“Shqipëria do të jetë shtëpia juaj e dytë”, deklaroi Rama tek fliste krah Presidentit te shtetit gjenocidal, Herzog. “Shpresojmë që të jemi në gjëndje të ndërtojmë diçka në frymën e vëllazërimit dhe bashkimit” -shtoi Rama, vetëm pak orë pasi raketat izraelite sapo kishin vrarë 490 fëmijë në Gaza. Në “frymën e vëllazërimit dhe bashkëpunimit” ?? Me kë? Të jesh i vogël është një gjë, por të gjunjëzohesh vetë është diçka krejt tjetër. Madhështinë nuk ta jep pamja fizike por qëndrimet që mban në raport me të drejtën dhe të vërtetën. Ajo që ka bërë Izraeli në Gaza këto dy vitet e fundit, ka kaluar përtej çdo imagjinate perverse të krimit. Pamjet që vijnë nga gërmadhat çdo ditë janë destabilizuese për atë të cilit i ka ngelur ndopak shpirt. Dje, po shikoja pamjet e rënda se si ishte bombarduar  ekipi që shperndante me kazan supën mijëra palestinezëve të deformuar nga uria dhe drobitja, dhe pas kësaj të justifikohesh se brënda kazanëve kishte njerëz të Hamasit! Nuk mundet kurrë një qënie njerëzore t’ia bëjë këtë një qënieje tjetër njerëzore, pa e dehumanizuar atë, pa e konsideruar atë poshtë nivelit të kafshëve. Spiralja tatëpjetëse që po merr lufta në Gazë nuk ka të bejë më me qënien njerëzore, ajo është përtëj, ajo ka kaluar në statusin demonizues të ngjarjes, të një lufte që ka si themel shfarosjen e tjetrit me çdo mënyrë pa rregulla dhe pa moral. Për këtë zionistëve u duhet të heqin disa “pengesa” që ky popull heroik të spastrohet. Pengesa më madhe e tyre është informimi i publiku botëror. Provuan me frikën dhe urinë, jo nuk funksionoi, provuan me varreza masive të përbashkëta, por edhe kjo nuk funksionoi, provuan me varrosje për së gjalli të palestinezëve në sy të të afërmëve por edhe kjo nuk funksionoi. Atëhere, duhej shtuar doza, por kjo ka një pengesë dhe pengesa janë gazetarët që informojnë botën, punonjësit socialë që i ushqejnë përditë dhe i mbajnë gjallë, si dhe stafet mjekësore që mjekojnë të plagosurit. Pikërisht, kjo po bëhet në fazën e dytë të masakrës, pas tradhëtisë zioniste ndaj marrëveshjes së armpushimit, ku objektiv i shfarosjes janë këto grupe. Kryeminstri Rama vizitoi këtë vend pikërisht në kohën kur të gjitha mediat ndërkombëtare alarmuan botën me faktet tronditëse të masakrës së ekipeve të shpëtimit palestinez që pasi IDF i vrau, i groposi  me gjithë ambulancën e tyre për të fshehur gjurmët. Janë vetëm 1.250 civile të vrarë vetëm në pak ditë ku 490 prej tyre jane fëmijë dhe jane 35.000 palestinezë të zhvendosur me dhunë nga tokat e tyre ne Bregun Perëndimor gjatë 18 muajve të fundit, dhe atje nuk ka as Hamas për justifikime. I tronditur nga reagimi viral i shqiptarëve kundër kësaj vizite, kryeministri me të shkelur tokën shqiptare, tha se ai kishte qenë gjithmonë për zgjidhjen me dy shtete dhe la të nënkuptonte se ishte keqkuptuar nga shqiptarët. Për këtë, ai theksoi se këta të fundit duhej të lexonin Profetin a.s për të qenë më objektiv. E bukura  është se myslimanët, por edhe shqiptarët ,kanë reaguar kështu pikërisht se kanë lexuar Profetin a.s i cili porosit me urtësitë e tij, që vepra më madhështore e një njeriu, më e madhe se vetë  rënia dëshmor, është t’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy, pa iu frikësuar pasojave të tij.

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme