Opinion 8 April 2025, 17:38 Nga VNA

Qeveri, ktheji votën Tragjasit!

Ndaje në Whatsapp
Qeveri, ktheji votën Tragjasit!

Nga Agim Xhafka

Sa herë ndodhem në Orikum shkoj në Tragjas, te fabrika e qumështit atje që ka aq bulmet cilësor. Me nam në Republikë. Por dje mes fshatit pashë plot mjete të rënda. Si ato që përdoren kur prishen ndërtimet pa lejë. U çudita se ishin të fikura e plot persona rreth tyre me cigare e muhabet. Si për funeral dukeshin.

-Po rrimë roje si fshat që mos na marrin Izvorin.

Izvor e ka emrin lumi që buron nga mali dhe e shëtit fshatin mes për mes. Ka boll ujë dhe kaq kristal e kaq të ftohtë sa në zhegun e verës ta ka ënda më mirë të rrish në breg të lumit, poshtë shelgjeve se sa në breg të detit.

Dihet që Tragjasi voton për të majtët. Nuk e ka ndërruar dorën asnjëherë. E sërish nuk ndesh hatërmbetje të dukshme në hallin që po ia shtojnë. Kanë bërë letra e peticione, mbase dhe kërkesë në gjykatë që uji të mos u preket. Jam me ta dhe i mbështes. Por më duket se më efikase do jetë në se banorët e fshatit i kërkojnë qeverisë:

-Qeveri na kthe votën që të dhamë!

Se po ma dhatë mua, u tha qeveria, do ua zbukuroj jetën, do keni drita, rrugë, shkolla, mjekë, shëndetësi falas, klimë miqësore biznesi, taksa të ulta, pensione dinjitoze…E askund nuk u premtoi që Tragjasit do ia marr ujin, do u sjell policë t’u rrahë, do u çoj në burg po kundërshtuat. Pra qeveria i mashtroi. Si ai xhambazi i kuajve që shiste për kalë pune një kalë me një sy..

-Nuk është qorr, jo. Po e ka mbyllur njërin se po ma bën mua me sy,-gënjente shitësi zeshkan.

Tragjasi e di vetë ç’do bëjë më 11 maj. Por duhet të kthejë kokën prapa e të shohë lumin që gati po qan se po ia rrëmbejnë ata që i premtuan begati. Ndaj të bëhen bashkë e të bërtasin këto fjali:

-Qeveri, na kthe votën që na more. Më pas eja dhe merre ujin. Por edhe votën, edhe ujin nuk ta japim. Kaq ta bësh dhëmbin! Dëgjon? Kupton?

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme