Opinion 3 May 2025, 15:12 Nga VNA

Humbja e thellë në zgjedhje e opozitës së djathtë në Australi që u konsultua me strategun LaCivita

Ndaje në Whatsapp
Humbja e thellë në zgjedhje e opozitës së djathtë

Nga Fitim Zekthi

Në Australi, opozita e djathtë ka humbur shumë rëndë zgjedhjet! Liberalet kanë marrë rreth 20 vende në parlament, krahasuar me rreth 60 të partisë së kryeministrit Albanese. Një nga partitë më të rëndësishme të opozitës u konsultua nga eksperti amerikan i strategjive zgjedhore, Chris Lacivita. Kështu tha vetë Lacivita.

Fitorja e partisë së kryeministrit Albanese është e dyta në një kohë shumë të shkurtër, pas asaj të partisë liberale të kryeministrit Carney në Kanada, dy parti këto që kanë ndërtuar fushatë edhe kundër variantit turbo të të djathtës që kërkon të përhapë presidenti Trump.

Duket se Trump iu shkakton humbje të mbështetjes popullore partive që mbështet. Edhe liberalët në Kanada, edhe opozita në Australi, dukej se do të fitonin para se Trump të merrte presidencën. Tani, jo vetëm që humbën, por kryetarët e opozitës nuk fituan as vetë si kandidatë për në parlament. Është koha vetëm për të djathtën konservatore, të përunjur, të dhembshur, pa këto marrëzi dhe turpe populiste, ksenofobe, islamofobe.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme