Opinion 17 May 2025, 10:04 Nga VNA

Reporterët dhe analistët e mbrëmjes: Çfarë na mësoi incidenti mes gazetarëve dhe drejtuesve të PD-së

Ndaje në Whatsapp
Reporterët dhe analistët e mbrëmjes: Çfarë na

Nga Desada Metaj

Incidenti i mbrëmshëm mes reporteres së Euronews Albania dhe drejtuesve të PD nuk është problemi më i madh që ka sot opozita. Për sa kohë nuk shohin problemin e vërtetë, por shfryjnë tek gazetarët, nuk kanë gjë në terezi as sot, as mot. Nga ana tjetër, përballimi i terrenit në kushtet kur një forcë politike humb zgjedhjet është i vështirë. Njëjtë ka qenë dhe kur PS ishte ngujuar në çadra poshtë zyrave të Sali Berishës, asokohe kryeministër.

Gazetarët e terrenit e bëjnë me pasion punën e tyre, por ndoshta presioni nga redaksitë për të raportuar në çdo moment live, për të mbushur hapësirën bosh televizive, i bën të tolloviten mes një grupi njerëzish të tensionuar që shfryjnë tek ata në mënyrën më të gabuar të mundshme.

Mos do të ishte më mirë që reporterët të flisnin pa kamera me protestuesit dhe më tej të raportonin ata vetë këndvështrimin e tyre për atë që po ndodh? Gazetarët nuk janë njerëz sterilë që duhet të përsërisin atë që thonë liderët e partive; ata duhet të kenë mendim dhe ta ndajnë me publikun përshtypjen dhe opinionin e tyre. Shumë nga gazetarët e terrenit që njoh kanë informacion më të tepërt se drejtuesit politikë të PS apo PD. Por reporterët nuk i fton njeri në studio të flasin për të vërtetat që ata i mësojnë duke takuar ballë për ballë qytetarët dhe drejtuesit e niveleve të dyta dhe të treta të partive. Në studiot televizive kapardisen opinionistë, në shumicë të paguar nga partitë politike, që flasin sipas listës së pagesës, duke orientuar qëllimisht publikun drejt të pavërtetës.

Shumë pak, apo aspak, gazetarë terreni u ftuan gjatë kësaj fushate të thonë mendimin e tyre mbi atë që ata prekin çdo ditë – takimet me militantë, mbështetës apo situatën brenda selive të partive. Kapardisja e opinionistëve që e nisin ditën në kafe, e vazhdojnë në restorante dhe e përfundojnë në studiot televizive ishte perceptimi për fushatën që merrte një pjesë e publikut nga TV.

Dhe e gjithë kjo nuk ndodh rastësisht apo spontanisht. Janë kryetarët e partive dhe interesat e televizioneve, një qark i mbyllur që bashkëpunon ngushtësisht i prirur për të shfaqur ato që kanë planifikuar dhe jo të vërtetën. Sa më shumë hapësirë të kenë gazetarët e terrenit për të thënë mendimet dhe opinionet e tyre, aq më të qartë do ta ketë publiku të vërtetën. Dhe për këtë mjafton që çdo reporteri që ndjek prej kohësh politikën, veç mikrofonit për të raportuar live, t’i jepet dhe mundësia të flasë për atë që sheh dhe percepton. Ju siguroj që dinë më shumë dhe janë më të saktë se gjithologët e studiove dhe arrogantët e politikës.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme