Politika 11 December 2024, 16:59 Nga VNA

PD kërkon futjen e mocionit për Olta Xhaçkën në rendin e ditës, mazhoranca refuzon

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon futjen e mocionit për Olta Xhaçkën në

Nesër mbahet seanca parlamentare e radhës dhe PD sot kërkoi futjen në rend të ditës votimin për dërgimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese.

Kjo kërkesë vjen pasi të gjitha palët janë njohur me opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me çështjen.

Kërkesa u parashtrua në Konferencën e Kryetarëve, por ajo u refuzua nga përfaqësuesit e mazhorancës. Aktualisht, mbeten vetëm tre seanca plenare për këtë vit kalendarik, ndërsa çështja e mandatit të Xhaçkës pritet të dominojë debatin politik në vijim.

Në të njëjtën seancë, opozita kërkoi edhe një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e dëmshpërblimit të biznesmenit Francesco Becchetti, por edhe kjo kërkesë nuk mori miratim nga mazhoranca.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme