Sociale 19 Prill 2025, 20:16 Nga VNA

Pas protestave të dhunshme, riatdhesohet emigranti i parë i Gjadrit, 42-vjeçari nga Bangladeshi kthehet në vendin e origjinës – Qeveria italiane paralajmëron vijimin e operacionit

Ndaje në Whatsapp
Pas protestave të dhunshme, riatdhesohet emigranti i parë i Gjadrit,

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka bërë të ditur riatdhesimin e parë të një emigranti nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes për emigrantët e dëbuar nga Italia. Emigranti, një 42-vjeçar nga Bangladeshi, ishte vendosur në kamp vetëm pak ditë më parë dhe është kthyer në vendin e tij të origjinës.

Në një postim në rrjetin social “X”, Piantedosi tha se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në ditët në vijim, si pjesë e strategjisë së qeverisë italiane për të përballuar në mënyrë më efektive imigracionin e paligjshëm.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, personi i riatdhesuar kishte mbërritur në Itali që në vitin 2009 dhe ishte dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë një rast të rëndë të dhunës në familje. Ai u konsiderua rrezik social dhe ndaj tij u lëshua urdhri i dëbimit.

Riatdhesimi vjen pas një vale trazirash në kampin e Gjadrit, ku janë vendosur 40 emigrantë nga Italia. Protestat e dhunshme nga gjysma e tyre çuan në dëmtime të mëdha të mobilieve dhe infrastrukturës së qendrës. Xhama të thyer, shtëpi të plaçkitura dhe dyshekë të shkatërruar ishin pamjet që pasuan përplasjet.

Pas hetimeve, 10 prej emigrantëve u izoluan në qelitë speciale brenda kampit dhe do të lejohen të takohen vetëm me avokatët e tyre. Tre të tjerë u vetëlënduan me thikë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në kampin e Gjadrit janë strehuar kryesisht shtetas nga Tunizia dhe Maroku, por edhe nga vende si Bangladeshi dhe Moldavia. Të gjithë janë shoqëruar të prangosur nga autoritetet italiane. Sipas mediave italiane, 60% e tyre janë dënuar për tentativë vrasje, pesë për dhunë seksuale dhe të tjerë për vepra të rënda penale si trafik droge, joshje të të miturve dhe krime kundër personit apo pronës. Shumë prej tyre kanë përdorur identitete të rreme për të shmangur ndëshkimin.

Qeveria italiane ka theksuar se procesi i dëbimeve do të vijojë me intensitet, në përputhje me marrëveshjen me Shqipërinë dhe prioritetin për sigurinë kombëtare.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme