Sociale 17 April 2025, 20:25 Nga VNA

Era e fortë nxjerr në breg mjetin lundrues në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Era e fortë nxjerr në breg mjetin lundrues në Durrës

Për shkak të erës së fortë një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det.

Mjeti lundrues që ndodhej në radhë është marrë nga rrymat detare dhe ka përfunduar në breg, në zonën e plazhit të Durrësit, mes Agipit e Teutës.

Në bord ndodheshin dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në kushtet e një deti të egërsuar, ekuipazhi i rimorkiatorit nuk ka mundur të bëjë manovrat e duhura.

Rimorkiatori është një mjet lundrues që zakonisht përdoret për ndihmë teknike ose për të transportuar mjete të dëmtuara. Në këtë rast, rimorkiatori doli vetë jashtë kontrollit, duke përfunduar në breg.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit tha se po e ndjek situatën për të bërë të mundur rikthimin e tij në det në kushte të sigurta, por errësira dhe deti nuk po e favorizojnë ndërhyrjen sot.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme