Sociale 16 April 2025, 16:03 Nga VNA

Përkujtohet eksodi biblik i vitit 1999 të shqiptarëve të Kosovës - Kukësi, simbol i mikpritjes

Ndaje në Whatsapp
Përkujtohet eksodi biblik i vitit 1999 të shqiptarëve të

Çdo 16 prill, shumë qytetarë të Kosovës rikthehen në Kukës për të përkujtuar eksodin biblik të vitit 1999. Kjo ditë është kthyer në një moment reflektimi e falënderimi për popullin kuksian, që në kulmin e luftës priti me zemër të hapur mijëra shqiptarë të dëbuar nga Kosova.

Në marsin dhe prillin e vitit 1999, ushtria serbe ndërmori një valë të gjerë spastrimi etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke i dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre. Kukësi u kthye në shtëpinë e dytë për rreth 800 mijë refugjatë, të strehuar në banesa, godina publike dhe kampet e ngritura enkas për ta.

Përpjekjet për strehimin dhe kujdesin ndaj të shpërngulurve vazhduan deri më 13 qershor 1999, kur Kosova u çlirua me ndërhyrjen e NATO-s dhe përpjekjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot, obelisku i ndërtuar në Kukës mbetet simbol i mikpritjes, sakrificës dhe solidaritetit të jashtëzakonshëm që shpëtoi jetë dhe ruajti dinjitetin e një populli të tërë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme