Sociale 14 Prill 2025, 07:37 Nga VNA

KLSH: Bordi i AMF-së nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

Ndaje në Whatsapp
KLSH: Bordi i AMF-së nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve të përsëritur të shoqërive të sigurimit, duke ndikuar në rritjen e riskut të tregut.

Sipas konkluzioneve të paraqitura në raportin vjetor të vitit 2024, për periudhën e aktivitetit nga data 1 janar 2021 deri në datën 30 dhjetor 2023, janë identifikuar mangësi në vendimmarrjen e Bordit të AMF-së, i cili nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit, pavarësisht shkeljeve të përsëritura dhe mungesës së përmirësimit të situatës financiare dhe treguesve të tyre, duke ndikuar në rritjen e riskut në sektorin e sigurimeve.

Sipas KLSH-së, konstatohet mosmarrja e masave për sanksionim me gjobë ndaj shoqërive të sigurimeve për shkeljet e konstatuara duke krijuar një dëm të mundshëm në intervalin e vlerave 9.95 milionë lekë deri në 19.4 milionë lekë, duke ndikuar kështu negativisht në disiplinën dhe rregullsinë e tregut të sigurimeve.

Një shkelje tjetër, sipas KLSH-së, është se në mënyrë të vazhdueshme, ndër vite, konstatohet se, nuk është aplikuar norma e interesit në vlerën totale prej 6,948 mijë lekë ndaj shoqërive të sigurimeve që nuk kanë plotësuar pjesën përkatëse të fondit të kompensimit. Mungesa e kësaj mase ka krijuar një efekt negativ në fondin e kompensimit, duke rrezikuar mbulimin e detyrimeve të shoqërive të sigurimeve ndaj të siguruarve.

Gjithashtu, KLSH evidenton se në procedurat e licencimit për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime, si në klasat e jetës ashtu edhe të jo jetës, janë konstatuar vonesa në përmbushjen e afateve administrative të parashikuara. Këto vonesa kanë krijuar ngadalësim në hyrjen e subjekteve të reja në treg.

Raporti i plotë i auditimit në AMF, me argumentimin e shkeljeve të pretenduara dhe me qëndrimet përkatëse të subjektit të audituar, nuk është bërë ende publik nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

AMF: 28 masa ndaj subjekteve për 2023

Nga ana tjetër, AMF vetë nuk i bën publike masat individuale të marra ndaj subjekteve të mbikëqyrura. Megjithatë, një informacion i përgjithshëm përmbledhës mbi këto masa është paraqitura në raportin e fundit vjetor të publikuar, atë të vitit 2023 (që përfshin pjesërisht edhe periudhën e aktivitetit të audituar nga KLSH.

Për vitin 2023, AMF mori 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura. Sipas raportimit të këtij institucioni në Kuvend, masat u morën kryesisht si rezultat i konstatimeve të dala nga analizimi i treguesve financiarë, nga inspektimet e kryera në vend nga Autoriteti, por edhe pezullime ose revokime licencash për ushtrimin e aktivitetit.

Në tregun e sigurimeve janë marrë 20 vendime, nga të cilat 13 vendime për masa korrigjuese dhe sanksione me gjobë ndaj shoqërive të sigurimit ose personit përgjegjës, dy vendime për refuzim rishikimi ndaj kërkesave për rishikim, dy vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive të brokerimit në sigurime dhe tre vendime me heqje licence ndaj subjekteve për të ushtruar veprimtarinë e brokerimit në sigurime.

Edhe ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, janë marrë dy vendime me masa administrative.

Sipas pasqyrave financiare të AMF-së, të dorëzuara në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 ky institucion realizoi 9.4 milionë lekë të ardhura nga gjobat e vendosura për kompanitë e sigurimit. Sipas shënimeve të pasqyrave financiare, të ardhurat e realizuara janë të gjitha gjoba për kompanitë e sigurimeve, ndërsa për vitin 2023 nuk janë raportuar të ardhura nga gjoba të vendosura për subjekte të tjerë nën mbikëqyrje. Të ardhurat e realizuara nga gjobat pësuan rënie me 43% krahasuar me një vit më parë.

Mbështetur në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, AMF mund të vendosë ndaj shoqërive të sigurimit gjoba që mund të arrijnë deri në tre milionë lekë, në varësi të shkeljes së konstatuar. Subjekte të gjobave mund të jenë edhe administratorët e shoqërive të sigurimit, për shuma nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë, si edhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës, në intervalin mes 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë.

Ligji përcakton se, kur vendos sanksion me gjobë, AMF siguron që ajo të jetë e efektshme dhe parandaluese, si edhe në përpjesëtim me gjendjen që e shkaktoi vendosjen e masës. Gjithashtu, ligji kërkon që AMF, gjatë vendosjes së sanksioneve, të zbatojë parimin e vazhdimësisë, sipas të cilit për shkelje të ngjashme vendosen sanksione të ngjashme.

Ndërkohë, në tregun e titujve për vitin 2023 janë marrë tre vendime administrative.

Një shoqërie i është hequr licenca dhe është çregjistruar për të ushtruar veprimtarinë në tregun e titujve, ndërsa ndaj dy bankave që ofrojnë shërbime investimi janë marrë masa korrigjuese.

Në tregun e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive janë marrë dy vendime, të cilat janë vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat dhe fondeve të investimit. Sipas ligjit, gjobat për shoqëritë administruese të fondeve të pensionit dhe investimit mund të arrijnë deri në tre milionë lekë. / Monitor

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme