Sociale 13 April 2025, 11:17 Nga VNA

Policia si artificë e programit Big Brother Vip në Top Channel

Ndaje në Whatsapp
Policia si artificë e programit Big Brother Vip në Top Channel

Mbrëmjen e kaluar, në Top Channel, gjatë programit “Big Brother VIP 4”, është shënuar një nga incidentet më të rënda: një episod dhune mes banorëve të shtëpisë. Konkurrenti Jozefin Shima goditi me grusht, teksa linte ambientet e shtëpisë, konkurrentin tjetër nga Kosova, të njohur me nofkën Gjesti, një personazh që deklarohet si kantautor, ndonëse pranon se nuk ka ndjekur shkollën.

Sigurisht, episodi i dhunës është i papranueshëm, por po aq skandaloze është sjellja e policisë, e cila zbarkon në Top Channel me pompozitet, duke arrestuar konkurrentin, ndërkohë që e njëjta polici hesht për skandalin në Komisariatin Nr. 2, ku e gjithë kupola është shkarkuar për shkak të arrestimit të Altin Morinës, një të shumëkërkuari të SPAK.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.,” njoftoi policia.

Mbrëmjen e kaluar, policia bëri një show për llogari të televizionit kombëtar, ndërsa hesht për skandale dhe fsheh ngjarje kriminale.

Përdorimi i institucioneve shtetërore nga ana e Top Channel nuk ndodh për herë të parë. Urgjenca Kombëtare bëri një parakalim skandaloz përpara televizionit të shqiptarëve kur Luiz Ejlli deklaroi se ishte me probleme të rënda shëndetësore.

Në një kohë kur qindra qytetarë presin me orë të gjata në spitale dhe nuk marrin trajtim, apo kur urgjenca vonon, Top Channel u shërbehet sa hap e mbyll sytë. Po kështu edhe policia, siç ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme