Sociale 11 April 2025, 14:53 Nga VNA

Qindra qytetarë në protestë, bëjnë thirrje qeverisë: Shqipëria është me Gazën

Ndaje në Whatsapp
Qindra qytetarë në protestë, bëjnë thirrje

Qindra qytetarë myslimanë janë mbledhur sot para Parlamentit për të protestuar për qëndrimin e Shqipërisë ndaj luftës në Gaza. Nën thirrjen "Shqipëria është me Gazën", kërkuan qeverisë dhe kryeministrit mbrojtjen e fëmijëve dhe qytetarëve të pafajshëm në Palestinë. Për këtë kërkuan që qeveria shqiptare të negociojë me Izraelin që edhe në luftë të ketë rregulla për të mbrojtur fëmije dhe të pafajshmit. Protestës së sotme i bashkuan qytetarë të thirrur nga gjithë vendi. Forumi Mysliman i Shqipërisë ka bërë thirrje për protestë në shenjë revolte pas dekorimit të kryeministrit Edi Rama me medaljen presidenciale të nderit të Izraelit. Nën sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”, pritet të drejtojnë një thirrje Ku theksojnë se dekorimi nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza”. Ata njoftojnë se protesta do të zhvillohet “për heshtjen që Shqipëria po bën ndaj kësaj masakre që po ndodh në Palestinë”. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u vlerësua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Gjatë marrjes së çmimit Rama tha se ky është një nderim për shembullin që shqiptarët i dhanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, si edhe tolerancën fetare dhe etnike.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme