Sociale 9 April 2025, 14:46 Nga VNA

Grevë 24-orëshe në Greqi, anulohen 6 fluturime në Rinas – Protesta për rritjen e pagave dhe uljen e kostos së jetesës

Ndaje në Whatsapp
Grevë 24-orëshe në Greqi, anulohen 6 fluturime në Rinas

Një grevë e përgjithshme 24-orëshe paralizoi këtë të mërkurë Greqinë, duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin. Tragete të bllokuara në porte, fluturime të pezulluara dhe ndalimi i qarkullimit të trenave ishin pasojat më të dukshme të kësaj greve, që mblodhi mijëra punëtorë në protesta kundër rritjes së kostos së jetesës dhe për rritje pagash.

Grevës i janë bashkuar dy sindikatat më të mëdha të vendit – ajo e sektorit publik dhe ajo e sektorit privat – të cilat kërkojnë rritje urgjente të pagave si dhe rikthimin e kontratave kolektive të punës. “Blejmë 10% më pak se në vitin 2019,” deklaroi Konfederata e Punëtorëve GSEE, që përfaqëson mbi 2 milionë punonjës. “Po protestojmë për të drejtat më themelore: rritje pagash dhe kontrata kolektive tani.”

Ndikimi i grevës u ndje edhe në Shqipëri. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmoi anulimin e 6 fluturimeve drejt dhe nga Greqia. Autoritetet aeroportuale u bëjnë thirrje udhëtarëve të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion të mëtejshëm.

Pavarësisht premtimeve të qeverisë greke për rritje të mëtejshme të pagës minimale deri në 950 euro në vitin 2027 dhe të pagës mesatare në 1,500 euro, sindikatat theksojnë se këto masa nuk janë të mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe qirave.

Sipas Eurostat, paga minimale në Greqi – në terma të fuqisë blerëse – mbetet ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian, duke lënë pas vetëm Portugalinë dhe Lituaninë. Ndërsa paga mesatare bruto është ende 10% më e ulët krahasuar me vitin 2010, periudha kur vendi hyri në krizën e borxhit.

Punonjësit e sektorit publik, të goditur rëndë nga masat shtrënguese të dekadës së fundit, janë gjithashtu në grevë, duke kërkuar rikthimin e shpërblimeve vjetore që iu hoqën vite më parë. Ndërkohë, qeveria konservatore greke thekson nevojën për kujdes buxhetor, për të shmangur një rritje të interesave mbi borxhin publik që mbetet më i larti në eurozonë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme