Sociale 6 April 2025, 20:08 Nga VNA

Qumështi me vaj palme, në Shqipëri janë importuar 2.9 milionë litra gjatë vitit 2024!

Ndaje në Whatsapp
Qumështi me vaj palme, në Shqipëri janë importuar 2.9

Në vitin 2024 në Shqipëri janë importuar 2.9 milion litra vaj palme, sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, analizat laboratorike kanë treguar se qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme.

Për çfarë përdoret vaji i palmës tek qumështi dhe nënproduktet e tij?

Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë, sipas Sokol Abazit, ekspert i sigurisë ushqimore.

Dhe përse industritë përdoren këto shtesa tek nënproduktet e qumështit?

Përdoret sepse ka çmimin e ulët, rrit volumin pasi kërkesat janë të mëdha në vend që të ndërtojmë ferma përdorim shtesa.

A mund të themi që një qumësht që ka në përbërja vaj palme është përsëri produkt me origjinë shtazore?

Nuk është më qumësht por një nënprodukt i qumështit, por është mashtrim pasi ti kur i jep një fëmijë qumësht lope, dhie, deleje në fakt po i japim prodhim bimor vaj palme.

Sikurse yndyrnat bimore dhe ato shtazore vaji i palmës ka tendencën të depozitohet tek enët e gjakut, dhe kjo sjell pasojë për shëndetin e konsumatorit.

“ Yndyrat e larta në gjak shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, tension të lartë, diabet apo dhe veshka”, tha Leda Ferrollari, nutricioniste.

Por vaji i palmës nuk është i vetmi problem tek qumështi, analizat tregojnë se qumështi gjithashtu është i ngarkuar me mikrobe të rrezikshme.

Gjithashtu gjatë këtyre viteve ka rënë numri i veterinerëve dhe zooteknikëve gjë e cila ka sjell një moskujdesje për shëndetin e kafshëve, normale që kjo do të pasqyrohet edhe në shëndetin e qumështit, prania e stafilokokut, dhe eneterobaktere të ndryshme janë gjithnjë prezente tek qumështi që ne kemi analizuar ndër vite.

Top Channel

 

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme